Policia konfirmon arrestimin e Adonis Gashit, i dyshuar për vrasjen e policit Gashi dhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Adonis Gashit, i cili ka qenë i dënuar me burgim nga ana e Gjykatës për rastin e vrasjes së rreshterit Shemsi Gashi, dhe dëshmitarë në rastin e Astrit Deharit.
Në pjesën e parë të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kapur tre persona të cilët ishin na arrati dhe të cilët ishin shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.
“Vetëm në pjesën e parë të ditës së sotme janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës, E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje, H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci shtoi po ashtu se “Strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”.
Ndryshe, Adonis Gashi më shumë se një vit më parë nuk ishte paraqitur në stacionin policor në Prizren për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.
Lajmin e kishte konfirmuar për Telegrafin, avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi.
“Për Adonis Gashin është lëshuar një fletë-arrest nga Policia e Kosovës, ai është në ikje, ai do të duhej të intervistohej tani kur po intervistohen policët e gardianët”, tha Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe