LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohen pesë persona

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohen pesë persona

Sot rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Batllavë të Podujevës.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Telegrafi mëson se këta persona fillimisht kanë shtënë në ajër me këto armë ndërkohë që i ka lokalizuar policia dhe i ka arrestuar.

Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë

– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori