LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett shkon në Kuvend

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett shkon në Kuvend
Foto: Arkiv

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka shkuar edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca konsitutive e legjislaturës së tetë, ndërsa për kryetar të Kuvendit, Vetëvendosje do të propozojë Glauk Konjufcën.

Ndryshe, kjo është legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, duke fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.


Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa,  Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë.