LAJMI I FUNDIT:

QKUK, gjendja e personave të lënduar nga mjetet piroteknike është stabile

QKUK, gjendja e personave të lënduar nga mjetet piroteknike është stabile
Foto: Arkiv

Në Klinikën Emergjente mbrëmë ndihmë kanë kërkuar 13 persona, si shkak i lëndimeve trupore nga mjetet piroteknike. Dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda, ku një po trajtohet në Neurokirurgji, ndërsa tjetri në Ortopedi.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku për KosovaPress, thotë se ka qenë një fluks më i vogël i qytetarëve, krahasuar me vitet paraprake.

“Mund të them se është me fat në krahasim me vitet tjera, sepse është numër më i vogël i të lënduarve. Prej mjeteve piroteknike i kemi 13 të lënduar. Dhe dy raste që janë pak më të rënda, është një me lëndimin me plumb qorre, si dhe njëri që është edhe ai me mjete piroteknike, por është me amputim të dorës të pjesës së poshtme. Rastet e tjera kanë shkuar në shtëpi, megjithatë dy raste kanë mbetur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK… për momentin mund të themi se është stabile”, theksoi ai.


Çitaku shton se gjatë tërë kohës kanë bërë apel te qytetarët që të festojnë pa armë dhe mjete piroteknike, megjithatë sipas tij ka pasur lëndime.

“…. Sa kam përjetuar në Klinikën Emergjente kemi pasur 40-50 raste minimum në sallën e vogël me amputime më shumë, por çfarë ka qenë edhe raste me fatalitet me armë të zjarrit me plumba qorre që themi”, shton ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori