Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Teuta Haxhiu, ka folur në seancën e sotme, ku u diskutua për një plotësim-ndryshim të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e ku u përmend shumë herë edhe Ligji për diasporën.
“Për ata që nuk e dinë, ekzistojnë Ligji për diasporën dhe ai ligj fatkeqësisht është shumë i mangtë, sado që është miratu në legjistraturën e parë timen. Kam qenë pjesë e komisionit dhe vërtet është një ligj që kërkon plotësim-ndryshim”, është shprehur Haxhiu.
“Më kujtohet që në mandatin e kaluar, ka qenë i organizuar një turne në Evropë dhe për tej, prej deputetëve dhe prej të gjithë opozitës së atëhershme, e sidomos prej LVV-së sinqerisht, tre deputetë nëse nuk gaboj, por edhe parti të tjera edhe tonat normal kanë shëtitur nja 7-8 ditë, me ministrin e Diasporës së atëherë Gashin, dhe a e dini se çka ka ndodh ? janë kthy, kanë bisedu, i kanë mashtru diasporën dhe absolut asnjë hap të vetëm nuk e kanë bërë në ligj. Dhe nuk e kanë kalu ligjin, pra në këtë kuvend, e di që pos që i kanë shpenzuar mjetet dhe i kanë keqpërdor edhe drekat e darkat atje, nuk e kanë kalu ligjin, dhe e di që njëfarë debati në mes ministrit dhe anëtarëve që kanë qenë në atë turne”, ka vazhduar tutje ajo.
Haxhiu ka theksuar se “edhe sot është e nevojshme që të plotësohet ky raport dhe normal që në atë ligj duhej të punohej që diaspora jonë si vlerë që është, ka qenë dhe mbetet në çdo etap të ndërtimit të vendit tonë dhe kontributi i tyre normal që është i matshëm, sepse ata, jo vetëm sot, në këtë kohë të pandemisë,që mbajnë familjet në Kosovë dhe kanë ndihmu e po ndihmojnë çdo moment”.
“Diaspora jonë, pra edhe sot kujdeset për rastet edhe më individuale të të sëmurëve, e për këtë kam edhe fakte. Ata ndihmuan edhe në kohë më të vështira, edhe në kohët që ne ndoshta ishim fëmijë, por ata ishin vlerë e mbeten vlerë, pra kontributi i tyre është i çmuar dhe i matshëm, por ne nuk bëmë asgjë për ta”, tha tutje Haxhiu.
Tutje Haxhiu u shpreh se Ligji për diasporën duhet të jetë në harmoni edhe me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, e ky ligj sipas saj duhet patjetër me ardh e me u plotësu në Kuvend, pasi ka shumë çështje për shqyrtim në atë ligj, që do të duhej t’i rregullojnë në Kuvend, por sot po flasin për diçka që nuk është Ligji për diasporën.
“Mos të harrojmë, për mu do të duhej të punonim në reformën zgjedhore dhe do të duhej t’ia ndalonim votat që vijnë prej shtetit serb e që na e bijnë këtë listën e famshme, që vijnë e luajnë me rolin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ne mbësim peng i tyre për shumë ligje. Do të duhej të punojmë si grupe politike, si shqiptarë, sepse diaspora këtë e pret, në mënyrë që t’ua pamundësojmë që ata të vijnë me vota paketë e të vendosin për çdo gjë që është jetike në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
“Pra, këto vota për mua do të duhej të ndalohen dhe ju lus ju që jeni juristë, të punojmë në këtë drejtim që t’ua pamundësojmë që të vijnë ato vota e të vendosin komplet me memorie, me politikë, me gjithçka të Beogradit , pra të instaluar në Beograd dhe mbetet e veprohet këtu kurdo, cilëndo legjislaturë, në cilëndo qeveri, luajnë qysh të duan me ne. Ata luajnë sepse ne jemi të ndarë, të përçarë dhe diaspora është mësë e interesuar që ne të mos përçahemi në çështje që janë me interes për vendin tonë “, theksoi Haxhiu.
Në këtë rast ajo tha se cilado nismë ligjore që do t’i ndihmonte një reforme të mirëfilltë zgjedhore, AAK-ja do ta përkrahnin, por nuk mund të përkrahin diçka që nuk rregullohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës