LAJMI I FUNDIT:

Flet vëllai i Jakup Krasniqit: U morën shumë dokumente gjatë bastisjes, ka prej tyre që ishin pavlerë

Flet vëllai i Jakup Krasniqit: U morën shumë dokumente gjatë bastisjes, ka prej tyre që ishin pavlerë

Sot është arrestuar nga Dhomat e Specializuara, ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi pas rreth 10 ore bastisje në shtëpinë e tij nga policët e EULEX-it.

Rreth kësaj ngjarje ka folur vëllai i tij, Daut Krasniqi.

Krasniqi thotë se në fillim policët nuk janë sjellë mirë me familjarët dhe se të njëjtit vazhdojnë të jenë të shqetësuar.


“Familjarët janë shumë të shqetësuar nga rasti i sotëm që ndodhi në shtëpinë e tyre, policët në fillim janë sjellë shumë keq e dikur më vonë janë sjellë mirë”.

Arrestohet Jakup Krasniqi, niset për në Hagë
Lexo po ashtu Arrestohet Jakup Krasniqi, niset për në Hagë

“Këta për të mirë nuk kanë ardhur, Jakupi më 1981 e ka pranuar burgun prej Serbisë. Nuk ka pas nevojë të vinin kështu sepse nuk do të ikte, do mjaftonte ta thirrnin në telefon”.

Krasniqi tregon se nga familja u morën disa dokumente, ku sipas tij janë marrë edhe dokumente pavlerë.

“Dokumente kanë marrë çfarë kanë gjetur, kanë marrë edhe dokumente pavlerë”.

“Ne jemi mësuar me këto situata pasi nuk është hera e parë kjo, por duhet të përballojmë të gjitha. Fajtori nuk është këtu, fajtor janë ata që e kanë sjellë këtë Gjykatë”, tha ai në KlanKosova.

“Më vjen keq për Evropën se në çfarë drejtësie ka ardhur, Jakupi ishe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk ka pasur asnjë komandë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori