LAJMI I FUNDIT:

MPJ nesër deklarohet për rastin e ambasadorit Qëndrim Gashi

MPJ nesër deklarohet për rastin e ambasadorit Qëndrim Gashi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nesër do të dalë me një qëndrim rreth situatës së Ambasadorit në Francë, Qëndrim Gashi dhe veprimit të tij të shpërndarjes të një karikature të Profetit Muhamed.

Zëvendësministri në këtë ministri, Bekim Brestovci, ka thënë se personalisht nuk ka marrë pjesë në ndonjë takim në ministri ku të jetë diskutuar për këtë çështje.

“Secili prej diplomatëve tanë e ka edhe pjesën e jetës private. Nuk e ka bërë në ndonjë faqe zyrtare të ambasadës ose ministrisë. Nuk duhet të hymë në poret ku të ndërhyjmë edhe në jetën private. Do të ketë një deklarim të ministrisë shumë shpejtë”, tha ai për klan Kosova.


“Nuk do të duhej ta bënte nëse do ta kishte të qartë se do të nxiste reagimin e besimtarëve myslimanë. Do të doja që të kemi një prononcim të tillë. Prononcimet e zyrtarëve të lartë diplomatëve duhet të jenë shumë të matura. Nuk kemi marrë akoma asnjë qëndrim prej tij. Besoj që nesër do të ketë një qëndrim të ministrisë lidhur me rastin”.

Brestovci ka thënë se kërcënimet në këtë rast duhet të ndalen.

“Nuk mendoj që kërcënimet janë metoda e duhur. Nuk besoj që ka qenë me qëllim të provokimit të ndonjë situate. Do të doja që ai vet të prononcohej me këtë rast”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori