LAJMI I FUNDIT:

VËLLAI IM AVIATOR

VËLLAI IM AVIATOR

Poezi nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Faslli Haliti

Kisha një vëlla aviator,
Një ditë,
Bëri gati plaçkat dhe ia mbathi
përgjatë rrugës së jugut.

Vëllai im është një konkuistator.
Populli ynë ka nevojë për hapësirë.
Pushtimi i tokave njera-pas tjetrës, me radhë,
është një ëndërr e vjetër te ne.


Dhe hapësira që u zaptua
Është në Sierrën e Guadarramës.
Ajo është e gjatë një metër e tetëdhjetë,
një e pesëdhjetë e thellë.