LAJMI I FUNDIT:

Lista me 13 lojtarët që kanë luajtur me Messin dhe Ronaldon

Lista me 13 lojtarët që kanë luajtur me Messin dhe Ronaldon

Duke luajtur me dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit, për një futbollistë do të thotë të është shumë me fat.

Është një listë me 13 lojtarë që kanë arritur të luajnë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon gjatë karrierës së tyre.


Në atë listë përfshihen skuadra si, Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe kombëtaret si Argjentina e Portugalia.

Luis Saurez duket se do të bëhet lojtari më i ri që arrin të luajë me yllin argjentinas dhe me atë portugez, pasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Zonjën e Vjetër.

Më poshtë keni 13 lojtarët që kanë arritur të luajnë në një skuadër me Messin deh Ronaldon:

Fernando Gago

Luajti me Ronaldon për tre vjet në Real Madrid si dhe Messin për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Gabriel Heinze

Ishte shoku i ekipit të Ronaldos për tre vjet në Manchester United dhe koleg i Messit për La Albiceleste.

Gerard Pique

Kaloi pjesën e parë të karrierës së tij në United me Ronaldon, ndërsa më vonë iu bashkua Barcelonës për të luajtur me Messin.

Andre Gomes

Luan aktualisht me Ronaldon te Portugalia, derisa në të kaluarën luajti edhe me Messin te Barcelona, për të kaluar pak vite më parë te Evertoni.

Angel Di Maria

I lidhur me Ronaldon në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve 2014. Derisa zhvilloi 100 ndeshje me Argjentinën, e që ishte përkrah Messit.

Carlos Tevez

Kishte luajtur së bashku me Ronaldon te Unitedi, ndërsa me Messin ishte pjesë e Argjentinës.

Paulo Dybala

Ka kaluar katër vjet në shoqërinë e Messit në futbollin ndërkombëtar, derisa është dy sezone me Ronaldon te Juventusi.

Gonzalo Higuain

Ai gjithashtu luajti në të njëjtën vijë të frontit me dy titanët e futbollit botëror dhe është një shok i mirë i Ronaldos, por jo edhe i Messit.

Henrik Larsson

Kryesisht i lidhur me Celtic, Larsson fitoi Ligën e Kampionëve së bashku me Messin dhe më pas Ligën Premier me Ronaldon pasi luajti 13 ndeshje si i huazuar në Manchester United një vit më vonë.

Nelson Semedo

Portugezi ende vazhdon të jetë në një skuadër me Messin, derisa për ekipin kombëtar luan me Ronaldo – fat i jashtëzakonshëm.

Ezequiel Garay

Luajti dy sezone me Ronaldon në Madrid dhe bëri debutimin e tij me Argjentinën në vitin 2007 përpara se të luante në një finale të Kupës së Botës me Messin shtatë vjet më vonë.

Deco

U bashkua me Messin në ditët e tij të hershme te Barcelona dhe përfaqësuan Portugalinë së bashku me Ronaldon.

Martin Caceres

Fitoi Ligën e Kampionëve 2009 së bashku me Messin kundër Ronaldos te United në Romë para se të bëhej shoku i tij i skuadrës gjatë periudhës së tij të tretë në Juventus në janar të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori