LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK rekomandon të mbyllen sektorët e kompanive ku ka raste pozitive me COVID-19

IKSHPK rekomandon të mbyllen sektorët e kompanive ku ka raste pozitive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që të mbyllen sektorët e disa ndërmarrjeve ku janë konfirmuar raste pozitive me coronavirus.

Raste pozitive tashmë kanë dalë nëpër ndërmarrje publike e private: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri të Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare e biznese të vogla.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike, private, posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetëizolim dhe bartja e maskave është obligative”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


Gjithashtu, IKSHPK shkruan se këto ditë vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë, sjellje kjo e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Si pasojë e mos bartjes së maskave qytetarë të nderuar ju po e rëndoni situatën epidemiologjike dhe po rrezikoni shëndetin e qytetarëve që po e mbajmë nën kontroll me mund të madh të ekipit të epidemiologëve dhe mikrobiologëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

53 raste të reja me COVID-19 dhe shtatë të shëruar në Kosovë
Lexo po ashtu 53 raste të reja me COVID-19 dhe shtatë të shëruar në Kosovë

Ndryshe, sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur, se janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori