LAJMI I FUNDIT:

A duhet femra t’i thotë mashkullit që është e dashuruar me të? Mesazhe dhe citate mbi dashurinë të Erih Maria Remarkut

A duhet femra t’i thotë mashkullit që është e dashuruar me të? Mesazhe dhe citate mbi dashurinë të Erih Maria Remarkut

Çfarëdo që të të ndodhë, kurrë mos e merr personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme

A duhet që femra t’i thotë mashkullit që është e dashuruar me të? Qe se çfarë thotë për këtë Erih Maria Remark, një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë gjermane të shekullit XX.


Personazhet e tij zbulojnë sekretet e thella të emocioneve njerëzore, transmeton Telegrafi.

1. Askush nuk mund të jetë i huaji më i madh se personi të cilin e dashurojmë.

2. Vetëm ai, i cili di çfarë do të thotë vetmia, e di vlerën e vërtetë të takimit me të dashurën e vet.

3. Dashuria nuk duron justifikime. Kërkon vepra.

4. Dashuria dëshiron të jetë e përjetshme. Ajo është shkaktari kryesor i vuajtjeve që na shkakton.

5. Femra bëhet më e mençur kur është e dashuruar, ndërkaq mashkulli thjesht humb arsyen.

6. Vetëm kur e braktisni personin bëheni komplet i fascinuar me të gjitha që kanë të bëjnë me të. Kjo është paradoks i dashurisë.

7. Lumturia është gjëja më e paqartë dhe më e shtrenjtë në botë.

8. Vendi më i mrekullueshëm në botë është ai ku ndiheni të lumtur.

9. “Asgjë nuk është ende e humbur” – kam thënë – “Humb dikë vetëm kur ai vdes”.

10. Sa më pak njeriu ta dojë veten, më shumë vlen.

11. Është gabim të mendohet që të gjithë njerëzit kanë aftësi të njëjta të ndiejnë.

12. Cinikët kanë karakter më joshës, idealistët më të keq. A nuk është kjo e çuditshme?

13. Nëse nuk dëshironi që njerëzit të vërejnë çfarëdo qoftë, mos u bëni të kujdesshëm.

14. Gjithmonë kam menduar që femra nuk duhet t’i thotë mashkullit që është i dashuruar me të. Shkëlqimi i syve të saj dhe shikimi i lumtur duhet të dëshmojnë këtë.

15. Nëse femra i përket mashkullit tjetër, atëherë është pesë herë më joshëse nga ato të cilat lehtë mund t’i kesh.

16. Kurrë mos iu justifiko femrës. Vetëm vepro, vepro.

17. Ndonjëherë duhet t’i thyesh rregullat. Në të kundërtën, nuk do të të sjellin gëzim.

18. Sa më primitiv të jetë njeriu, aq më i zhurmshëm është.

19. Më mirë është të vdesësh kur dëshiron të jetosh se sa të jetosh kur dëshiron të vdesësh.

20. Çfarëdo që të të ndodhë, kurrë mos e merr personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Lifestyle
Kalo në kategori