Historia e futbollit do të ishte ndryshe: Ronaldo ka mundur të luante me Messin, pasi Ferguson ia ofroi Barcës para se të shkonte te Reali
Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi te Real Madridi në vitin 2009 do të mbahet mend përgjithmonë si një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë.
Transferimi i portugezit nuk do ta mbahet mend vetëm për çmimin i cili theu rekordin botëror në 94 milionë euro, por ishte një transferim që ndryshoi lojën, duke filluar një epokë të re jo vetëm për Realin, por për futbollin botëror.
Los Blancos kishin superyllin e tyre, lojtarin që do t’i drejtonte ata drejt një periudhe shumë të suksesshme në historinë e tyre dhe përgjigjen e tyre për Barcelonën.
Katalunasit sapo kishin fituar çdo trofe të mundshëm në sezonin debutues të Pep Guardiolas si trajner, duke zbuluar mënyrën e lojës dhe duke frymëzuar një ndryshim të taktikave në të gjithë botën.
Ata dukeshin të vendosur për një dominim afatgjatë dhe përgjigjja e Realit ishte të shpenzonte shumë nën presidentin legjendar, Florentino Perez.
Emra si Leite Kaka dhe Xabi Alonso gjithashtu arritën, por Ronaldo ishte ylli dhe lojtari për të cilin shpresonin se do të ndalonte Barcelonën në gjurmët e tyre. Por, gjërat mund të kishin dalë ndryshe nëse trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson do të pyetej totalisht.
Ferguson nuk donte që Ronaldo të largohej nga Unitedi, por pasi kuptoi se nuk mund të ndryshonte mendjen e lojtarit, ai kishte një plan tjetër, të transferohej kudo tjetër, por jo te Reali.
Skocezi hapur nuk e pëlqente klubin spanjoll, duke thënë në vitin 2008 se ai nuk do t’i ‘shiste atyre një virus’, e lëre më lojtarin e tij më të mirë.
Realisht, vetëm një klub tjetër mund ta kishte arritur Ronaldon në 2009 dhe ai klubi ishte rivali i urryer i Realit, Barcelona.
Sipas gazetës AS, Ferguson kontaktoi Barcelonën dhe inkurajoi ata për një ofertë, por doli që mendja e Ronaldos ishte vendosur për Realin dhe ai nuk ndryshonte.
Është e mahnitshme të mendosh se sa gjëra do të kishin ndryshuar nëse Ferguson do të arrinte ta bindte Ronaldon të transferohej në Camp Nou.
Messi dhe Ronaldo do të kishin luajtur së bashku, duke anuluar ndoshta rivalitetin më të madh të futbollit ndonjëherë, ndërsa Barcelona do të ishte dominuese në të gjitha garat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze