Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë, përveç pasojave në njerëz dhe objekteve të banimit, solli edhe dëmtimin e monumenteve të kulturës.
Në orët e para të mëngjesit u shemb një pjesë e Kullës C, të Kalasë së Durrësit. Mbetjet e murit u shkëputën në trajtë blloku duke dëmtuar një automjet të parkuar aty pranë. Kulla është pjesë e mureve rrethuese të qytetit dhe datohet nga periudha bizantine.
Brenda kullës dhe midis mureve të saj u evidentua prania e bimësisë së shumtë dhe pemëve. Studiuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore thanë në kushtet e anonimatit se nuk ka pasur mirëkuptim nga banorët aty pranë që të ndërhyjë në vite për mirëmbajtjen e kullës.
Dëmtime me çarje të mureve pësoi edhe kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës. Kjo e fundit dyshohet se ka pësuar një shkëputje të murit në pjesën më të lartë të saj.
Aktualisht në Durrës ka mbërritur një ekip nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
“Kanë ardhur ekspertët që të vlerësojnë rastin dhe më pas të bëjnë propozimet për të gjetur një zgjidhje teknike për monumentin e dëmtuar”, shpjegoi për Amfora.al, Alban Ramohitaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
Tërmeti 6.4 ballë e kishte epiqendrën 15 kilometra në veri të Durrësit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka nënkupton shatërvani?
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit
“Lufta civile shqiptare”
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak