Pikërisht më 22 tetor 2019, rreth orës 14:00, gati të gjitha mediat në Kosovë e publikuan lajmin që mori vëmendjen e përgjithshme qytetare dhe për pasojë shumica e meshkujve mbetën pa frymë. Mbetën pa frymë edhe shumë gra nga xhelozia. Pra, Rita Orës, ikonës sonë, simbolit tonë të suksesit global, i ndodhi një “aksident”. Për fat, gjithçka kaloi pa pasoja fizike dhe politike. Kur jemi te politika, aksidentet e kësaj natyre nuk paraqesin lajm.
E dimë të gjithë, pra, çka ndodhi. Mos të e bëjmë gocën të skuqet. I ndodhi ajo që politikës tonë i ndodhë përditë dhe kurrë nuk skuqet. Nën fustanin e kuq, padashur iu duken të brendshmet e bardha. Ndërkohë që për politikën tonë kemi folur shumë herë, kemi folur tashmë për rrobat e mbretit dhe për ”mbretin” dhe feudalët tanë lakuriqë.
Fal Zotit, lidhur me aksidentin që i ndodhi Ritës, nuk reagoi kësaj radhe as policia morale nëpër rrjete sociale, sikurse as drejtësia jonë që nuk reagon kur të palarat e politikës dalin nëpër media, sepse edhe ajo e mirëkupton politikën. Flenë bashkë në një shtrat.
Drejtësia nuk e sheh as elefantin te politika. Siç e dini, te ne mund të jesh edhe bilioner, por askush nuk ka të drejtë as të dyshojë në origjinën e pasurisë tënde të krijuar me rrogë. Në fund të fundit, ku me e bë që me pasë sa më shumë bilionerë e me na kapë edhe ne “Forbes”.
Deri këtu kemi ngjashmëri të rasteve, prej këtu e këndej secila ngjarje ndjek specifikat e veta.
Rita shkëlqeu dhe mori krejt vëmendjen në një ndejë jubilare, të një “brand”-i me renome botërore, ndërkohë që politika jonë, tash me reputacion të keq global, nuk arrin të marr më vëmendjen e askujt edhe po të dalë nudo. Mund të thoni, po ja që Edi doli nudo fare dikur dhe mori vëmendjen. Ju përfolën madje edhe përmasat, por kujt i bënë pasi shumica mendojnë që madhësia nuk është kryesorja, e në politikë shumica është kryesorja. Mjafton një votë më tepër. Pastaj, edhe ai, si gjithë të tjerët, i hipi shtetit, ia vuri shalën me një fjalë. Nejse, e mori vëmendjen edhe kësaj radhe. Me mosveprim. E vuri në pozitë delikate kolegu i tij maqedonas me të cilin vetëm pak ditë më herët nënshkroi “mini-Shengenin”.
Pra, përpos Ritës, këtë javë ndodhën edhe ngjarje të tjera me rëndësi. Për shembull, Republika e Maqedonisë Veriore e shpalli datën e zgjedhjeve të parakohshme, pasi që kryeministri aktual Zaev dha dorëheqje për shkak të dështimit me hapjen e bisedimeve me BE-në. U ndie përgjegjës, tipi. Merreni me mend, nuk la me ndej “mbi ve” qeverinë aktuale, deri në zgjedhje, por vendosi që deri atëherë vendin ta drejtojë një qeveri teknike. Po çfarë komplikimi i panevojshëm për një vend aq të vogël. Sa Kosova, bre!
Ndërkohë në Kosovë kemi një qeveri në detyrë, e në Shqipëri kemi një qeveri që nuk mendon se ka asnjë trohë përgjegjësie për dështimin. Macroni i ka të krejt fajet, për dështimet shqiptare. Tash edhe Zaevi veproi pa lidhje. Përse me shkua në zgjedhje, përderisa i kishte numrat? E kishte edhe partnerin shqiptar. Edhe në Gostivar nxënësit e përkrahën luftën “heroike” në Siri të Perandorisë. Krejt senet në vijë, pra. Te ne as numra nuk kishim, por te ne është ndryshe. Nuk dihet kush është përgjegjës për çka.
Sidoqoftë, për dështimin e njëjtë, askujt në Shqipëri nuk i shkon ndërmend të japë dorëheqje. Nuk ia kemi Evropës nevojën. Kur duash, shkojmë. Pastaj e kemi edhe “mini-Shengenin” tash. Shqipëria e Serbia nënshkruajnë marrëveshje “ndërkufitare”, i heqin kufijtë, pa pasur kufi të përbashkët. Kosova zyrtare nuk ka institucione për të reaguar. Serbia mendon se e ka kufirin në Morinë, Shqipëria e ka njohur Kosovën, edhe njeh sërish kufirin me Serbinë në Morinë.
Secili e interpreton si do vet. Interpretimi është çështje e lirisë së shprehjes. Ujku i ngitë dhe delet në numër. Askujt nuk i mbeti hatri, veç mbetet pyetje njëmilionëshe se si me përkthye këtë formulë edhe tek integrimet euroatlantike. Edhe Serbia me u pranu në BE me Kosovën brenda, e në të njëjtën kohë Kosova me qenë e pavarur.
Rash, çfarë lidhje ka aksidenti i Ritës me “gafet” politike të shqiptarëve, përpos ngjyrës etnike të personazheve? Nuk ka! Ritës i ndodhi, ndërsa këta e bëjnë me qellim. Pastaj, as Rita nuk kishte veshur minifund për të arsyetuar aksidentin. Kishte veshur një fustan të kuq, të gjatë gati për toke, por… të hapur shumë, aman, aq sa e sfidoi edhe politikën gjithë shqiptare me vëmendjen që e mori. Edhe na la pa frymë. Politika më nuk e ka këtë efekt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!