LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së pas vizitës së Grenell: Qëllimi ynë është bashkimi i partnerëve tanë në Serbi dhe Kosovë, për një zgjidhje gjithëpërfshirëse

Ambasada e SHBA-së pas vizitës së Grenell: Qëllimi ynë është bashkimi i partnerëve tanë në Serbi dhe Kosovë, për një zgjidhje gjithëpërfshirëse

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një komunikate dërguar mediave ka njoftuar për takimet fillestare të Dërguarit Special Presidencial për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë dhe Beograd.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se Kosova dhe Serbia do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon”, thuhet në njoftim.


Ambasada njofton se Grenell në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe Serbi ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd ai është takuar me presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Tutje në njoftim thuhet se, ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist, dhe se Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori