LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e Florentino Perezit për bllokimin e transferimit të Gareth Bale në Kinë – shuma e vogël e ofruar nga Suning

Arsyeja e Florentino Perezit për bllokimin e transferimit të Gareth Bale në Kinë – shuma e vogël e ofruar nga Suning

Kalimi i Gareth Bale te Jiangsu Suning është ndaluar për shkak të kërkesave të bëra nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Anësori uellsian thuhej se ishte afër që të kalonte te skuadra kineze, pas trajtimit që i bëhej nga Zinedine Zidane në herën e parë si trajner dhe tani me rikthimin e tij.


Por, Los Blancos vendosën që sot (28 korrik) ta ndalonin kalimin e 30-vjeçarit në Kinë, pasi presidenti i madrilenëve nuk e dëshiron largimin e tij për një shumë të vogël parash.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sipas Telegraph Sport, Perez ka kërkuar nga Grupi Suning që të paguajnë mbi 100 milionë euro, përkundër faktit se Zidane bëri të ditur se ata po punojnë në largimin e tij.

Bale do të mbetet te Real Madridi, anulohet transferimi te Jiangsu Suning
Lexo po ashtu Bale do të mbetet te Real Madridi, anulohet transferimi te Jiangsu Suning

Reali e transferoi Balen për 95 milionë euro nga Tottenham Hotspuri, derisa ka shënuar 102 gola në 231 paraqitje dhe ka fituar katër Liga të Kampionëve dhe një La Liga.

Uellsiani aktualisht në Santiago Bernabeu përfiton mbi 600 mijë euro euro në javë, por nëse do ta kompletonte kalimin, atëherë do të përfitonte 1.1 milion euro në javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori