LAJMI I FUNDIT:

Nisma në Gjakovë merr vendim për themelimin e shtabeve zgjedhore në nëndegë

Nisma në Gjakovë merr vendim për themelimin e shtabeve zgjedhore në nëndegë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur sot takim me kryetarët e nëndegëve për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët e Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë.

Hoxha në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi po hyn fuqishëm e konsoliduar për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt.


“Takim me kryetarët e nëndegëve të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë

Pjesë e këtij takimi me kryetarët e nëndegëve të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ishte edhe zëvendësministri, Çerkin Dukolli, ku u diskutua për zhvillimet politike aktuale në vend.

Në këtë takim u shpreh gatishmëria e kryetarëve të nëndegëve për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët e Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë.

Gjithashtu u theksua se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi po hyn fuqishëm e konsoliduar për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt.

#Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!”, ka shkruar ai./Telegrafi/