LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi ka fituar më shumë se çdo klub në botë nga shitjet në dekadën e fundit – lë pas klube si Benfica, Real Madridi dhe Liverpooli

Atletico Madridi ka fituar më shumë se çdo klub në botë nga shitjet në dekadën e fundit – lë pas klube si Benfica, Real Madridi dhe Liverpooli
Atletico 'mbret' i shitjeve në dekadën e fundit

Atletico Madridi ka shitur lojtarë rreth një miliard euro në dhjetë vitet e fundit, duke kryesuar listën si klubi me më shumë fitime nga shitjet në dekadën e fundit.

Antoine Griezmann është më në fund një lojtar i Barcelonës, pasi gjatë të premtes klubi katalunas pagoi plot 120 milionë euro për francezin.


Sidoqoftë, historia nuk ka përfunduar ende, pasi Atletico ka vendosur të kontestojë tarifën prej 120 milionë eurosh, duke thënë se lojtari i tyre arriti marrëveshje sa ishte klauzola e lirimit prej 200 milionësh.

Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'
Lexo po ashtu Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'

Megjithatë, pas një postimi në faqen e njohur Reddit shihet se Los Colshoneros kanë fituar më shumë para se çdo klub tjetër në botë përmes shitjeve të lojtarëve gjatë dekadës së fundit.

Sipas informacioneve të gjetura në TransferMarkt, klubi spanjoll ka fituar rreth një miliard apo saktësisht 970 milionë euro nëpërmjet shitjeve të tyre.

Atletico ‘mbret’ i shitjeve në dekadën e fundit

Vetëm këtë verë, Atletito ka fituar mbi 270 milionë funte falë shitjeve të Rodri te Manchester City për 63 milionë funte, Lucas Hernandez te Bayern Munich për 72 milionë funte dhe këtë javë nga Griezmann.

Këtyre shitjeve i shtohen edhe ato të para disa viteve për lojtarët si Sergio Aguero (36 milionë funte), Jackson Martinez (38 milionë), Diego Costa (34 milionë) dhe Radamel Falcao (39 milionë).

Shitja e Griezmann e bëri Atleticon si ekipin me fitimet më të mëdha nga shitjet, duke e tejkaluar klubin portugez Benfica, të cilët kanë gjeneruar 960 milionë euro nga shitjet gjatë të njëjtës periudhë.

Griezmann shitja më e madhe e Atleticos (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas Benficas vjen klubi francez, Monaco me fitime prej 917 milionë euro, ndërsa pesëshja mbyllet me Chelsean dhe Romën.

Vendi i gjashtë është i zënë nga Real Madridi, i shtati nga Juventusi, i teti nga Barcelona, i nënti nga Porto, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Liverpoolin.

Më poshtë mund të shihni edhe dhjetë klubet me fitimet më të mëdha:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori