Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti i cili ishte në krye të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit ky ekip negociator është jokushtetues.
Pas këtij vendimi, Ahmeti ka deklaruar se do t’i bëjë ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një takim i cili ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë.
Angazhimin e Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë e kanë mirëpritur dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike Kosovës dhe Vetëvendosje.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se Shpend Ahmeti e ka kuptuar gabimin e tij.
“Ahmeti e kuptuar se ka qenë vegël e PAN qeverisjes, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator që është jokushtetues, e që ne si opozitë së bashku me Vetëvendosjen e kemi kontestuar këtë që nga dita e parë. Na vjen mirë që Ahmeti ka dalë nga kjo lajthitje dhe e ka kuptuar gabimin”, theksoi Rugova për Telegrafin.
Mes tjerash, Rugova tha se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë duke zhvilluar takime tash e disa muaj që kanë qëllim rrëzimin e Qeverisë.
“Mustafa dhe Kurti kanë lobuar edhe tek subjektet tjera që janë në koalicion qeverisës që ta rrëzojmë Qeverinë e cila po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj. Është mirë që Ahmeti e kuptoi lojën e partnerëve të koalicionit të PAN-it, PSD ua bënte kuorumin, votonte ligjet e buxhetin, por më mirë vonë se sa kurrë”, ka potencuar Rugova.
Edhe nga Vetëvendosje, kanë komentuar deklaratat e kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për Telegrafin, shkurtimisht tha se në këtë rast Shpend Ahmeti e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka aprovuar kërkesën e deputetëve të LDK-së dhe PSD-së, se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit