LAJMI I FUNDIT:

Cardi B i bën vajzës dhuratë për ditëlindje në vlerë prej 100 mijë dollarësh

Cardi B i bën vajzës dhuratë për ditëlindje në vlerë prej 100 mijë dollarësh
Cardi B (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ylli botëror, Cardi B, nuk ka dyshim se është njëra nga reperet më të komentuara në faqet rozë.

Duke filluar që nga performancat e saj të nxehta, jeta luksoze, e së fundmi edhe ajo private ka bërë që të jetë çdo herë në qendër të vëmendjes.


Reperja, e cila vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, së fundmi i ka blerë vajzës së saj Kulture një dhuratë mjaft luksoze në ditëlindjen e parë.

Fëmija i artistëve të famshëm feston njëvjetorin e lindjes muajin e ardhshëm dhe për dhuratë ka marrë një varëse të punuar me diamante dhe me karakteret e preferuara të saj nga “Word Party”.

Kjo dhuratë ka një vlerë marramendëse që kushton 100 mijë dollarë (87 mijë euro), e punuar nga gjiganti i bizhuterive Eliantte.

Cardi B dhuron performancë të zjarrtë me bashkëshortin në hapjen e 'BET Awards 2019'
Lexo po ashtu Cardi B dhuron performancë të zjarrtë me bashkëshortin në hapjen e 'BET Awards 2019'

Ndryshe, Cardi B në BET Awards 2019 rrëmbeu dy çmime, për albumin e vitit “Invasion of Privacy” dhe si artistja më e mirë femër e zhanrit hip-hop. /Telegrafi/