Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka shqyrtuar tarifat për shërbimet e transmetimit, shpërndarjes dhe tarifat me pakicë të furnizimit me shërbim universal me energji elektrike.
Sipas vendimit të Bordit tarifat me pakicë për konsumatorët e rregulluar do të mbesin të njëjta edhe për këtë vit tarifor (1 prill 2019 – 31 mars 2020).
“Pjesë e shqyrtimit të Bordit, në këtë seancë, ka qenë edhe kërkesa e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes (KEDS) për të hapur Shqyrtim të jashtëzakonshëm të Parametrave Rregullativ për Periudhën 2018 – 2022. Por Bordi, duke vlerësuar se kërkesa e KEDS-it nuk përmbushë kriteret ligjore për hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm dhe nuk ka mbështetje ligjore dhe as nga pasqyrat e ndikimit financiar, ka vendosur që ta refuzojë atë duke vazhduar aplikimin e Parametrave aktual Rregullativ. Bazuar në këto parametra, Bordi, më 28 mars 2019, ka caktuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për Operatorët e Transmetimit, Shpërndarjes dhe Furnizimit me Shërbim Universal”, ka njoftuar ZRRE-ja.
Në këtë seancë, Bordi gjithashtu ka aprovuar kërkesën e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, për marrjen e Autorizimit Preliminar për ndërtimin e impiantit për prodhimin e energjisë Termike dhe Elektrike nga Biomasa, me një kapacitet të instaluar prej dhe 15 MW për energji termike dhe 1.2 MW për prodhim të energjisë elektrike. Ky projekt do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe është i pari në vend nga burimet e biomasës.
Pas shqyrtimit Bordi ka aprovuar edhe kërkesën e ndërmarrjes “Enerco LLC” Sh.p.k për marrjen e licencës për furnizim me energji elektrike, duke quar kështu numrin e të licencuarve për furnizim me energji elektrike në 8 furnizues dhe duke krijuar kushte edhe më të favorshme për funksionim të një tregu të lirë të energjisë elektrike, shkruan Telegrafi.
Në këtë seancë po ashtu është vendosur edhe për aprovimin e kërkesës së një konsumatori, nga komuna e Prishtinës, për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për vet- konsum nga panelet solare, me kapacitet të instaluar prej 5 kW.
Pjesë e shqyrtimit si zakonisht, kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera të menaxhimit të zyrës së Rregullatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe