Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë e gjen gjithmonë një temë aktuale që e ndan opinionin në dysh.
“Gjithmonë është një çështje e re që duhet të flasim. Herën e fundit kishte të bëjë me çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi por tani nuk kam dëgjuar asgjë për këtë temë… 100 % të bisedave këtë herë kanë të bëjnë me taksën për mallrat që hyjnë nga Serbia”, tha diplomati amerikan në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se edhe nëse marrëveshja finale me Serbinë nuk arrihet tani kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“E kam lexuar një artikull në shtypin amerikan që thotë se Ambasada Amerikane e ka dhënë një deklaratë që kjo mund të ndryshojë marrëdhëniet tona, mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës… Shpresoj që kjo nuk është realiteti. Nëse marrëveshja nuk arrihet nesër me një tekst të tanishëm nuk mendoj se është fundi i procesit… Nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndikonte në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Kur ka folur për taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, William Walker ka thënë se e admiron qëndrimin e Ramush Haradinajt.
“Kur më shtrojnë pyetjen për taksën 100%, e kuptoj se ishte e rëndësishme për kryeministrin tuaj [Ramush Haradinaj]… 100 % taksë – për dikë që nuk e di fare përse është vendosur kjo taksë duket goxha ekstravagante dhe e lartë por sa e kuptoj unë pse Ramush Haradinaj e ka vënë këtë taksë, përse ka thënë cilat janë kushtet që ai ta tërheqë taksën, mendoj se nevoja që Serbia ta njohë Kosovën është shumë e rëndësishme dhe që asnjë marrëveshje për paqe pa atë çështje që të jetë plotësisht solide dhe konkrete nuk ka asnjë vlerë, as sa letra në të cilën shkruhet”.
“Prandaj e admiroj Ramushin [Haradinaj] që e ka marrë këtë qëndrim që e ka marrë”.
Madje, Walker ka deklaruar se nuk e beson se taksa 100 % mund të prishë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se nëse e mban këtë qëndrim nuk mendoj se do të ketë probleme të menjëhershme me BE-në dhe hisedarët e tjerë, pra palët e tjera të interesit… Mund të ketë një efekt momental në Ambasadën Amerikane ose Britanike”, tha Walker.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City