LAJMI I FUNDIT:

Kisiq: Për ndarjen e Kosovës janë shpenzuar edhe para, por do të ishte e rrezikshme edhe për vet Serbinë

Kisiq: Për ndarjen e Kosovës janë shpenzuar edhe para, por do të ishte e rrezikshme edhe për vet Serbinë

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq, mendon se Beogradi ishte gjithmonë vetëm për ndarjen e Kosovës.

“Kjo ide nuk është e re. Dialogu i Brukselit nuk është pranuar sinqerisht si hyrje në normalizimin e marrëdhënieve dhe pranimin e realitetit”, ka thënë ajo në një shkrim për mediumin serb Danas, përcjell Telegrafi.

Kështu ajo mendon se veprimet e presidentit të Serbisë, kryeministres dhe qeverisë së saj, tregojnë se tre vitet e fundit ndarja e Kosovës është opsioni i vetëm që ishte në tavolinë.


“Është shpenzuar energji e madhe, sigurisht edhe para, për të bërë këtë opsion që të merr mbështetje edhe në qarqe të caktuara ndërkombëtare”, vlerëson Kisiq.

Megjithatë, sipas saj, duhet pasur parasysh edhe pasojat e një ndryshimi të mundshëm të kufirit për Serbinë.

Izabela Kisiq, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

“Për shkak se ndarja e Kosovës nuk garanton normalizim, por hap një mori çështjesh të tjera, në lidhje me Serbinë dhe rregullimin e brendshëm. Kjo çon në etnohomogjenizimin brenda Serbisë dhe izolimin e mëtejshëm politik, ekonomik dhe kulturor të pakicave. Kjo vlen sidomos për ato pakica që jetojnë të përqendruara në pjesë të caktuara të Serbisë, të tilla si shqiptarët në jug, hungarezët në Vojvodinë dhe Sanxhak. Nëse ndarja e Kosovës arrihet, ata mund të bëjnë të njëjtat kërkesa si Beogradi në Kosovë. Kjo do të thoshte hyrje në fragmentimin e Serbisë dhe do të kishte pasoja për shumë vende të tjera evropiane”.

Përveç kësaj, ka theksuar Kisiq, ndarja e Kosovës është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian – për pluralizëm, tolerancë, diversitetit, të drejtat e njeriut”.

Nacionalizmi serb, i cili është radikalizuar në vitet e tetëdhjeta ka pasur një efekt shkatërrues jo vetëm për fqinjët e saj, por edhe për kombin e tyre”, ka thënë ndër tjerash drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori