LAJMI I FUNDIT:

E rrëmbeu ish të dashurën, e pranon fajësinë dhe kërkon falje

E rrëmbeu ish të dashurën, e pranon fajësinë dhe kërkon falje

I akuzuar se në qershor të këtij viti e ka rrëmbyer ish të dashurën me qëllim që ta detyrojë të qëndrojë me të, Sefer Dubovci e pranoi fajësinë dhe kërkoi falje në Gjykatën e Prishtinës.

“E pranoj fajësinë. Jam penduar për veprimin e bërë dhe premtoj se nuk do të bëjë më vepra të ngjashme dhe nuk do ta ngacmoje më”, tha i akuzuari për veprat që pretendohet se kanë ndodhur në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Për këtë vepër së bashku me Seferin akuzohet edhe Elbasan Aliu, i cili në lidhje me akuzën u deklarua i pafajshëm.


Ata akuzohen se në bashkëkryerja e kanë rrëmbyer F.E., e cila ishte ish-dashnorja e të pandehurit Sefer Dubovci, më qëllim që ta detyrojnë që të rrijë në lidhje më të.

Sipas aktakuzës, përderisa F.E. ishte duke shkuar në banesë nga mbrapa i del i pandehuri Sefer dhe ia mbyll gojën duke i thënë mos bërtit, por e dëmtuara ka rezistuar duke bërtitur me ç’rast Seferi kërkon ndihmë nga Elbasani i cili ishte në veturë.

Pasi e marrin me dhunë në makinë të dëmtuarën largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raporton kallxo.

Sefer Dubovci po ashtu akuzohet edhe për ngacmim pasi që me qëllim të frikësimit e ka ngacmuar ish të dashurën disa herë, duke i shkuar te vendi i punës dhe duke e parkuar veturën afër banesës së saj.

Edhe për ketë vepër Dubovci e pranoi fajësinë.