LAJMI I FUNDIT:

Ramaj, presidenti i katër ekipeve të Feronikelit, që pret rikthimin e trofeve në qytetin e Drenasit

Ramaj, presidenti i katër ekipeve të Feronikelit, që pret rikthimin e trofeve në qytetin e Drenasit

Feronikeli është njëri nga kandidatët kryesor për titullin e kampionit në futbollin kosovar.

Skuadra nga Drenasi ka fituar dy tituj kampioni pas lufte dhe dy Kupa të Kosovës.

Por Feronikeli synon që këtë vit kalendarik të sjellë trofe në qytetin e Drenasit, por jo vetëm në sportin e futbollit.


Me ardhjen në krye të skuadrës të biznesmenit Naser Ramaj i cili jeton dhe vepron jashtë vendit gjërat kanë filluar të shkojnë mbarë.

Të gjitha lajmet nga KF Feronikeli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Feronikeli

Ramaj përveç KF Feronikelit është president edhe tek klubi i femrave KFF Feronikeli, por edhe në volejboll në konkurrencën e femrave dhe në basketboll në konkurrencën e meshkujve, ku të gjitha klubet janë futur nën ombrellën e Feronikelit.

Në një intervistë për Telegrafin, Ramaj ka folur për ambiciet në klubin e futbollit por edhe për planet afatgjate të tij në klub.

Futbollistët e Feronikelit duke festuar një gol të shënuar ndaj Dritës

Telegrafi: Kanë kaluar pesë xhiro deri më tani, sa jeni i kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe kampionatit në përgjithësi?

Ramaj: Sa i përket pesë xhirove të para, them se jam pjesërisht i kënaqur megjithëse kishim dy ndeshjet e para që për mua nuk kanë qenë të kënaqshme. Por besoj se do të rregullohen të gjitha defektet e mundshme.

Telegrafi: Keni ndryshuar trajner, si ju doket epoka pas Starovës?

Ramaj: Ndryshuam trajner, megjithëse ishte momenti më i duhur për klubin. Arsyeja e këtij ndryshimi ishte se u krijua një atmosferë negative tek klubi, por me ndërrimin e trajnerit po vërehen edhe rezultatet.

Telegrafi: E keni mposhtur Dritën, si ju duke skuadra në këtë ndeshje?

Ramaj: Dritën e mposhtëm, por mendoj se ekipi ynë ka kapacitet edhe më të mëdha. I njoh aftësitë e lojtarëve, është fat që kemi fond të mirë të lojtarëve dhe presim që të japin maksimumin nga vetja.

Astrit Fazliu dhe Naser Ramaj

Telegrafi: Keni investuar shumë në klub, cilat janë ambiciet e Feronikelit?

Ramaj: Për këtë vit synimi është titulli i kampionit. Klubi ka një karrierë të mirë në futbollin kosovar, njëkohësisht kemi bërë investime të mëdha dhe presim titullin. Drenasi e meriton titullin.

Telegrafi: Cilat klube i shihni si rival për titull?

Ramaj: Rivalët për titull i shohim, Prishtinën, Llapin, Trepçën ’89 por edhe Dritën edhe pse shihet që kanë probleme në klub.

Telegrafi: Sa jeni i kënaqur me transferimet e bëra?

Ramaj: Me transferimet mund të them se jam plotësisht i kënaqur. Të gjitha transferimet i kemi planifikuar më herët, kështu që kemi shumë fond të mirë të lojtarëve në luftë për titull.

Telegrafi: Cilat janë planet afatgjate tuajat si president i Feronikelit?

Ramaj: Natyrisht që prioritet i ynë është edhe shkolla e futbollit që synojmë ta shndërrojmë në akademi futbolli. Feronikeli do të jetë gjithmonë kandidat për trofe dhe synojmë të paraqitemi sa më mirë në Evropë.

Telegrafi: Jeni president edhe tek skuadra e femrave në futboll, tek ekipi i meshkujve në basketboll por edhe tek femrat në volejboll?

Ramaj: Jemi pretendent për titullin e kampionit edhe në konkurrencën e femrave pasi kanë nisur mirë vashat. Si volejbolli i femrave ashtu edhe basketbolli i meshkujve janë nën ombrellën e Feronikelit dhe synojmë që edhe në këto sporte të themi fjalën kryesore. /Telegrafi/

Yll Hoxha dhe Naser Ramaj

Biznesmeni në Mal të Zi dhe Slloveni

Biznesmeni, Naser Ramaj është biznesmen në Mal të Zi, tani edhe në Slloveni.

Ai së fundi ka nënshkruar kontratën për blerjen e ish kombinatit të duhanit në Lubjanë të Sllovenisë.

Ramaj sipas kontratës së nënshkruar do të investoi 500 milionë euro në këtë kombinat.

Biznesmeni i njohur po ndërton edhe kompleksin e madh ekskluziv të banimit në Budva që kap vlerën e 80 milionë eurove. Vetëm leja e ndërtimit kosovarit i ka kushtuar hiq më pak se katër milionë euro.


Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori