LAJMI I FUNDIT:

Prishtina-Drita: MKRS nuk është e interesuar që ndeshja të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës, frikësohet për ndonjë dënim nga UEFA

Prishtina-Drita: MKRS nuk është e interesuar që ndeshja të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës, frikësohet për ndonjë dënim nga UEFA

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) vlerëson se lejimi i zhvillimit të ndeshjes pa u pranuar teknikisht stadiumi i Prishtinës, dëmton në tërësi projektin dhe investimin.

Pas kërkesës që ka parashtruar FC Prishtina dhe Komuna e Prishtinës për lejimin e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe klubit të futbollit Drita nga Gjilani, përfaqësues të MKRS-së,Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, të FC Prishtinës dhe punëkryesit janë takuar në stadium për të analizuar në vend të ngjarjes kërkesën dhe situatën e re të krijuar.

Siç është bëre ditur për opinion, MKRS-ja ka vepruar sipas rekomandimeve te UEFA-së, ku ka proceduar me njoftimin e kontratës së negociuar me qëllim të realizimit të projektit që do të përfundojë me 30 qershor 2018, kontratë e cila edhe ka përcaktuar planin dinamik me punë-kryesin. Para kësaj date, lejimi i zhvillimit të çfarëdo ndeshjeje shkel kushtet e kontratës dhe përbën shkelje edhe ligjore dhe dëmton procesin në përgjithësi. Prandaj, si MKRS nuk jemi të interesuar as që të dëmtojmë investimin që kemi bërë në stadiumin e Prishtinës dhe as nuk duam të marrim ndonjë dënim eventual edhe nga UEFA.


Duam të njoftojmë opinionin se kontratës përfundon me testimi e punimeve të ekzekutuara sipas projektit i cili parasheh që stadiumi të përgatitet për kategorinë IV-katër të aprovuar nga organet mbikëqyrëse te punimeve dhe në fund komisioni për pranim teknik duhet që të nxjerr raport për përdorim te stadiumit. Projekti përfundon me testimin e të gjitha pozicioneve nga projekt menaxherët e kontratës dhe komisioni i pranimit teknik i cili do të nxjerr raport mbi përdorimin e stadiumit për zhvillimin e aktiviteteve sportive në futboll nga klubi FC Prishtina dhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke dorëzuar tek pronari komuna e Prishtinës që të veprojë mbi menaxhimin e objektit si aset me interes shtetëror.

Prandaj sipas kontratës për të gjitha veprimet në mos implementimin e projektit apo dështimin e implementimit janë në pjesën e kontratës tek kushtet e veçanta të kontratës Neni.43.ku duhet te adresohet përgjegjësia penale dhe ligjore mbi dështimin e projektit, në rast se vjen deri tek një gjë e tillë.

Andaj, duam të sqarojmë gjithashtu për opinionin se, kompania e kontraktuar për ekzekutimin e punimeve nën mbikëqyrjen permanente të ministrisë, ka mandat dhe përgjegjësi për anën ekzekutive dhe cilësinë e punimeve të përcaktuara me kontratën e nënshkruar, pasi që projekti është duke u plotësuar vazhdimisht nga projektuesit nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme edhe të Inspektorëve të UEFA-së.

E sigurojmë publikun se MKRS-ja është e përkushtuar ta përfundojë këtë investim sipas standardeve të UEFA-s dhe në afatin sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara që Përfaqësuesja e Kosovës dhe klubet e futbollit të Kosovës të zhvillojnë garat ndërkombëtare në këtë stadium.

Në trend Sport

Më shumë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori