LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Bertrand Russellit: Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!

Thënie të Bertrand Russellit: Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!
Bertrand Russell

Bertrand Arthur William Russell ishte një filozof britanik, matematikan, historian, shkrimtar, kritik, aktivist politik dhe fitues i çmimit Nobel. Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por gjithashtu pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra”. Më poshtë janë disa prej thënieve të tij më të mençura, që gjithmonë nxisin reflektim.

• Ligji në origjinë ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do t’i dukej si drejtësi!

• Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!


• Një nga problemet në lidhje me kotësinë, është se ai rritet me atë që ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju!

• Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është të gjesh dikë që të të kap!

• Frika është burimi kryesor i besëtytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!

• Liria në përgjithësi mund të përcaktohet si mungesë e pengesave për realizimin e dëshirave!

• Një nga simptomat e një shkatërrimi nervor që po të afrohet, është besimi se puna jote është tmerrësisht e rëndësishme!

• Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim!

• Shkaku më i madh i problemeve në botën e sotme është se njerëzit budallenj janë aq të sigurt për gjërat dhe njerëzit inteligjentë janë kaq të mbushur me dyshime!

• Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh!

• Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa një punë të vazhdueshme!

• Shumë njerëz do të kenë guximin të vdesin me trimëri, por nuk do të kenë guximin të thonë ose madje të mendojnë, se shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë!

• Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë!

• Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë. /Bota.al/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori