LAJMI I FUNDIT:

FFK zgjedh lojtarin e vitit, trajnerin, gjyqtarin, formacionin dhe klubet më të suksesshme

FFK zgjedh lojtarin e vitit, trajnerin, gjyqtarin, formacionin dhe klubet më të suksesshme

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2017, ku janë zgjedhur më të mirët.

Klubi më i mirë është shpallur kampioni i Kosovës, Trepça ’89. Mitrovicasit po ashtu e fituan edhe çmimin si klubi më ‘Fair play’.


Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3).

Trajneri më i mirë u shpall Zekirija Ramadani, që e fitoi titullin me 89-shin.

Golashënuesi më i mirë Oto John, ndërsa lojtari më i mirë i kampionatit është shpallur  Florent Hasani.

Gjyqtari i vitit u shpall Genc Nuza, i cili ka pasur paraqitje fantastike edhe në Evropë.

Futbollisti më i mirë i vitit 2017 është zgjedhur mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha.

Formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori