LAJMI I FUNDIT:

Disfata e islamit, krishterimit dhe komunizmit

Disfata e islamit, krishterimit dhe komunizmit

Rasti i faljes së namazit të Bajramit të Vogël në Tiranë dhe shugurumit të katedrales në Prishtinë, ka nxjerr në pah dy probleme që ka religjioni islam dhe ai i krishterë. Përkundër reagimeve të llojllojshme nga profesionistët dhe idiotët, këto dy raste tregojnë se bashkësia islame dhe ajo katolike insistojnë që ta marrin për detyrë që të shfaqen sa më shumë shqiptare apo patriotike. Me këtë insistim që të dy këto bashkësi e shkelin parimin e tyre kryesor, për shkak se asnjëra prej tyre nuk duhet të jenë kombëtare pasi që këtë ua ndalon doktrina e tyre.

Për ta kuptuar islamin dhe krishterimin, ne nuk duhet ta shohim se si janë këto dy religjione sot, por duhet ta kemi parasysh se si kanë qenë dikur. Qëllimi i të dy religjioneve është që të mos ekzistojnë kombet. Që të dy këto religjione duhet ta ndërtojnë bashkësinë e tyre duke e përhapur idenë e besimit në Zot dhe duke u bazuar në parimin e unifikimit të njerëzimit sipas doktrinës së tyre. Asnjëra nga këto dyja nuk dallohen në parim dhe qëllim.

Ky parim dhe qëllim më vonë është kopjuar nga komunizmi. Gjatë periudhave të ndryshme, këto tri organizata kanë treguar (relativisht) sukses në unifikimin e mendimit, por nuk kanë mund t’i kontrollojnë shprehitë të cilat njeriu i ka trashëguar para ardhjes së këtyre dy religjioneve dhe nuk kanë patur sukses as në kontrollin e ekonomisë e cila ka shkaktuar pabarazi sociale. Këto organizata, po ashtu, nuk kanë patur sukses t’i kontrollojnë as zhvillimet që kanë ndodhur jashtë domenit të tyre. Këto janë disa nga shumë arsyet pse këto dy religjione kanë pësuar disfatë në aspektin e organizmit të tyre dhe në efektin politik.


Disfata e krishterimit dhe islamit ka filluar në krijimin e shteteve në Mesjetë dhe ka vazhduar me kapitullim në shekullin XIX kur krijoheshin shtetet nacionale me shumicë. Shtetet nacionale janë tërësisht kundër parimit religjioz. Sikur parimet religjioze të kishin funksionuar, ne sot në botë nuk do të kishim më shumë se katër apo pesë shtete.

Disfata e parë e krishterimit ka qenë ndarja në Kishën e Lindjes dhe Perëndimit që më vonë u bë e njohur si feja katolike dhe ortodokse. Megjithatë, në aspektin politik, Kisha Katolike apo Vatikani ka ushtruar pushtet të plotë. Në Evropë nuk krijohej shteti pa bekimin e Vatikanit. Por, këtë parim e theu Henry i VIII-të i cili e ndau shtetin dhe Kishën nga Vatikani dhe me këtë e themeloi precedentin e krijimit të shteteve të reja pa lejen e Papës.

Themelimi i shteteve të reja në Evropë ishte thyerje e fuqisë së Selisë së Shenjtë. Shenjtëria e Selisë u thye tërësisht kur u krijuan shtetet kombe të cilat në parim nuk duhej të themeloheshin. Shtetet e reja nacionale u themeluan për shkak të dallimeve etnike të cilat përcillen më dallime kulturore, gjuhësore, ekonomike… Në këtë aspekt religioni, në këtë rast krishterimi, por edhe Islami, dështuan në unifikimin e dallimeve që ekzistonin në shoqërinë e atëhershme. Dallimet jo që nuk u zhdukën, por ato u theksuan edhe më shumë.

Pse pra tashti Kisha Katolike dhe Bashkësia Islame, së bashku me besimtarët e vet në Kosovë, dëshirojnë të paraqiten sa më shumë patriotike?

Përgjigjja e shkurtë është për shkak se kanë dështuar në qëllimin e tyre. Vatikani jo vetëm që dështoi për shkak se i njohu shtetet e reja dhe u detyrua të funksionoi sipas ligjeve tjera, por dështoi plotësisht për shkak se u detyrua që edhe vetë të krijohej si shtet. Kjo ishte diçka që krishterimi nuk mund ta paramendonte në fillesat e veta e deri në Mesjetën e vonshme.

Në këtë aspekt nuk ka pësuar disfatë vetëm Islami dhe Katolicizmi. Disfatë totale ka përjetuar Kisha Ortodokse nga fakti se ajo u organizua mbi baza nacionale. Disfatë të tillë ka përjetuar edhe komunizmi pasi që ku ka qenë një shtet komunist sot janë shtatë e në disa raste edhe 30. Megjithatë, krahasuar me Kishën Ortodokse, duhet përkujtuar që disfata e krishterimit dhe e islamit është më e vogël pasi që ato edhe sot nuk e pranojnë organizimin e religjionit të tyre sipas bazës nacionale. Është edhe një dallim tjetër. Kisha Katolike ka qendër të saj (Vatikanin) kurse ajo islame vazhdon pa qendër e cila nuk parashihet që të ekzistoj.

Shekujt XIX dhe XX, dhe për çudi edhe shekulli XXI, shënojnë fitoren e nacionalizmit në organizimin e njerëzimit. Shtetet nacionale e kanë detyruar religjionin që të sillet sipas rregullave dhe modës. Prandaj, në kishën katolike shqiptare dhe në xhaminë shqiptare sot, gjithnjë e më shumë shihen njerëz me plisa në kokë dhe simbole tjera kombëtare. Që të dy këto forca veprojnë në garë nacionaliste. Por, e keqja është se që të dyja e akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë të ndjenjave dhe veprimeve nacionaliste e cila gjë mund të shkaktojë probleme. Ky nuk është qëllimi i kishës e as i xhamisë. Qëllimi i kishës dhe xhamisë nuk e përfshin prefiksin shqiptar apo gjerman, turk ose Italian. Bota do të ishte vend shumë më i mirë sikur të ndërtohej pa problemet nacionale, por ja që një gjë e tillë nuk është e mundshme.

Por, si përfundim mund të thuhet se ky nuk është problem i madh sa është Kisha Ortodokse Shqiptare në të cilën duhet të ketë sa më shumë plisa e në fakt nuk ka asnjë. Dhe, për këtë ne nuk brengosemi aspak. Kisha Ortodokse paraqet aspektin e dështimit të nacionalizmit shqiptar.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori