Disa punëtorë të ndërmarrjes “Ecohigjiena”, nga korriku i vitit të kaluar, po u ushtrojnë dhunë dhe presione të vazhdueshme përfaqësueseve të kompanisë Austriake “Moser Group”.
Këta të fundit të lodhur nga presionet e shumta po kërkojnë ndihmë Institucionale për të mbrojtur investimet e tyre në vendin tonë. Investitori austriak tregton se 11 korrik një grup punëtorësh kishin zaptuar kompaninë që ai përfaqëson
Pa mbushur plot katër vjet në Kosovë kompania austriake “Moser Group”, e cila ka investuar më shumë se 1.5 milion euro në modernizimin e kompanisë së pastrimit në komunat e Gjilanit, por edhe në tre komunat tjera të Anamoravës po përballet me dhunë dhe presione nga një grup i punëtoreve, të cilët në vazhdimësi po kanë kërkesa të ndryshme ndaj përfaqësueseve të kompanisë austriake, e cila sipas kontratës me Komunën e Gjilanit zoton 51 për qind të aksioneve në kompaninë “Ecohigjiena”, shkruan Zëri.
Ndërkaq pjesa tjetër prej 49% i përkasin komunës së Gjilanit. Përfaqësues të kompanisë austriake po ankohen se nga korriku i vitit të kaluar punëtorët kanë ushtruar dhunë fizike, por edhe presione të shumta ndaj pronarëve të kompanisë, të cilët kanë investuar një pjesë të kapitalit të tyre në vendin tonë.
Gerhard Dummer, përfaqësues i kompanisë Austriake “Moser Group” thotë se kur kanë ardhur në fillim ndërmarrjen e kanë gjetur në gjendje shumë të keqe. Sipas tij, atë kohë objekti ishte shumë i vjetruar, ndërkaq në zyrë nuk kishte as kompjuter për të punuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit