LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Benteke bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Benteke bëhet me skuadër të re

Sulmuesi belg, Christian Benteke edhe zyrtarisht është larguar nga Liverpooli.

Pas një stinori zhgënjyes në ‘Anfield’, Benteke i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Jurgen Klopp.

25-vjeçari edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës angleze Crystal Palace.


Palace ka paguar 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e belgut i cili nuk tregoi atë që pritej në ‘Anfield’.

Kështu Benteke bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Crystal Palace pasi më parë këtë rekord e mbante Andros Townsend me 17 milionë euro. /Telegrafi/