LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e sëmurë – zinxhiri që prangos zemrën

Dashuria e sëmurë – zinxhiri që prangos zemrën

“Kam frikë të dashurohem sërish, e di mirë se si do të përfundojë”… Për disa dashuri shndërrohet në një përvojë të dhimbshme që përsëritet vazhdimisht

Biem në dashuri gjithmonë “me të njëjtin person”, me një kopje të keqe të një imazhi ideal të paarritshëm.


Kështu, pavarësisht se biem në dashuri shpesh, nuk e takojmë asnjëherë realisht tjetrin. Ngarkesa jetësore e dashurisë humbet, lodhemi nga një shpërthim energjish që na lënë brenda një ndjenjë boshllëku dhe mërzitjeje.

Çifti shumë i mbyllur

Ai dhe ajo gjithmonë së bashku, larg të tjerëve. Një pikturë që, të paktën në kohët e para të dashurisë, është më se normale. Por kur kjo sjellje bëhet në vazhdimësi, ka diçka që nuk shkon.

Një çift i shëndetshëm nuk i trembet jetës sociale. Nëse më pas është vetëm njëri prej të dyve që pretendon “ekskluzivitetin”, ky është një tjetër sinjal se dashuria është jashtëzakonisht shumë e çekuilibruar.

Mendimet fikse

E kalojmë gjithë ditën duke menduar vazhdimisht për partnerin, duke pyetur veten se çfarë është duke bërë dhe, mbi të gjitha, me kë.

Frika nga tradhtia, fizike apo psikologjike, flet për një dashuri të sëmurë, ku nuk mundemi të sillemi sa më harmonishëm me tjetrin. I shkarkojmë vetes të gjitha “fantazmat” dhe projektojmë kështu pasigurinë që ndiejmë.

Pagjumësi zvarritëse

Shpesh, një dashuri e sëmurë, shoqërohet nga problemet e pagjumësisë, këshillon revista Psikologji. Pagjumësia flet për një vështirësi të përjetimit të dashurisë në të gjithë përbërësit e saj, fizik apo psikologjik.

Sëmuremi më shumë

Me një dashuri të pashëndetshme, shfaqen problemet e lëkurës, astma dhe patologji të zorrëve.

Shfaqjet e alergjive na lajmërojnë se trupi refuzon të infektohet nga një mënyrë të dashuruari që dëmton shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori