Kryetari i Bashkisë së Rio de Janeiros, Eduardo Paes, ka dënuar sulmin e kryer ndaj një atleteje australiane gjatë fundjavës që lamë pas, duke deklaruar se niveli i sigurisë do të rritet ndjeshëm gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike që pritet të nisin më datë 5 gusht.
Duke folur përpara reporterëve, Eduardo Paes, theksoi se Rio do të jetë një qytet më i sigurt, pasi në rrugët dhe sheshet kryesore do të vendosen një numër mjaft i lartë forcash sigurie.
Sipas tij, në total do të ketë gjithsej 85.000 ushtarë dhe policë që do të monitorojnë gjatë gjithë kohës për të evituar çdo incident të mundshëm.
“Është diçka e papranueshme që kjo të ndodhë, jo vetëm për atleten australiane, por për çdo qytetar tjetër. Ne i dimë shumë mirë sfidat që kemi në aspektin e sigurisë por më lejoni t’iu them se gjatë Lojërave gjithçka do të jetë më mire. Nuk do të doja që kjo ngjarje të kishte ndodhur, por për fat të keq nuk mundën që të parandalonim sulmin. Nuk kam marrë një letër nga komiteti Olimpik Australian por kemi një marrëdhënie mjaft të mirë me ta. E vetmja gjë që mund të bëj në këtë moment është që të kërkojë falje në emër të Rio de Janeiros për incidentin.
Atletja paraolimpike, Liesëll Tesh si dhe fizioterapistja e saj, Sarah Ross, thanë se po bënin një xhiro me bicikletë në një park pranë hotelit të tyre që ndodhej në Plazhin e Flamengos, ditën e diel.
Deri këtu, gjithçka vijoi normalisht, por për një moment, ato u sulmuan nga dy burra, të cilët përdorën një pistoletë për t’u rrëmbyer paratë.
Ata ushtruan edhe dhunë gjatë grabitjes së tyre. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin vendas por edhe atë botëror në prag të nisjes së lojërave olimpike. Tesch ka fituar medalje të artë në lundrim gjatë lojërave paraolimpike të Londrës.
Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Rio de Janeiros, Eduardo Paes, mbrojti një vendim të ndërmarrë nga guvernatori javën e shkuar, i cili shpalli gjendjen e emergjencës në mënyrë që qytetit t’i viheshin në dispozicion fonde rezervë për të zhvilluar lojrat olimpike.
“Ësht ë më mirë që të kesh një zgjidhje përfundimtare për problemin, pra që të konfrontohesh drejtpërdrejt me të. Dua të sqaroj mediat botërore dhe atë Braziliane se situata nuk është e rënduar. Kemi arritur që të përfundojmë me sukses të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar lojrat olimpike.”
Brazili ka marra kritika të shumta nga opinioni ndërkombëtar në lidhje me përfundim e projekteve infrastrukturore të cilat janë esenciale për të pritur turistët e shumtë që do të vizitojnë vendin për të ndjekur nga afër eventin madhështor. Megjithatë, zyrtarët brazilianë janë shprehur se pavarësisht vështirësive që po kalon vendi, gjithçka ka përfunduar brenda afateve të paracaktuara. Një tjetër problem shqetësues pritet të jetë edhe siguria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore