LAJMI I FUNDIT:

Mane objektiv i Liverpoolit

Mane objektiv i Liverpoolit

Jurgen Klopp pritet të largojë disa lojtarë nga skuadra dhe të transferojë shumë tjerë për ta bërë Liverpoolin një fuqi në Angli.

Emri më i ri në listën e ‘The Reds’, është mesfushori afrikan, Sadio Mane i cili ka shkëlqyer në Ligën Premier.

Anëtari i Southamptonit është bërë objektiv i shumë skuadrave angleze dhe më gjerë pas paraqitjeve të mira në Angli.


Kështu sipas medieve angleze, të kuqtë nga ‘Anfield’, janë duke bërë gati një ofertë për transferimin e Manes.

23-vjeçari do të lihet i lirë nga Southampton për tu larguar nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara për të ofron 35 milionë euro. /Telegrafi/