LAJMI I FUNDIT:

Thethin e mbulon bora e madhe (Foto)

Thethin e mbulon bora e madhe (Foto)

Dy metër borë në rrugën Bogë-Theth ka bërë të pakalueshme zonën nga turistët e shumtë që kërkojnë të vizitojnë zonën turistike. Shkak është mosmarrja në dorëzim e rrugës nga bashkia, prej fondit të zhvillimit të rajoneve, si pasojë e mosmarrëveshjes për investimin. Duke parë situatën, drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile ka dërguar një fadromë për të mundësuar kalimin drejt Thethit.

Edhe pse jemi në stinën e pranverës, zona të caktuara të vendit ende janë të bllokuara nga reshjet e borës. Pika turistike e Thethit është e pakalueshme për shkak se trashësia e saj arrin deri në 2 metra dhe mosmarrja në dorëzim e rrugës nga bashkia, prej fondit të zhvillimit të rajoneve, ka bërë që zona të mbesë në mëshirë të fatit. Ka qënë drejtoria e Përgjithshme i Emergjencave civile që ka dërguar një fadromë në aksin Bogë-Theth për të mundësuar hapjen e saj.

thethiii


Shemsi Premçi, Drejtor i Emergjencave Civile, tha se segmenti rrugor nga Boga në Theth është ndër më të rrezikshmit për shkak jo vetëm të lartësisë dhe rrugës tejet të amortizuar, por edhe si pasojë e rënies së orteqeve. Me këtë ndërhyrje të emergjencave civile pritet që rruga të hapet brenda pak ditësh, por sërish kërkon mirëmbajtje, pasi numri i turistëve në verë trefishohet.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nuk e ka mbyllur procesin ekryerjes së punimeve dhe dorëzimit në bashki, me qëllim që të dihen përgjegjësitë e mirëmbajtjes rutinë në rrugë dhe Drejtoria e Emergjencave pastaj të japë kontributin për përforcimin e këtyre shërbimeve në rast të situatave të rëndura të motit dhe dëborës, por jo emergjenca të marrë mirëmbajtjen rutinë të një segmenti rrugor për 35 km për ta pastruar nga dëbora.

Për situatën e krijuar dhe mosmarrëveshjen që ka Fondi i Zhvillimit të Rajonit dhe bashkisë Shkodër për mosmarrjen dorëzim të këtij segmenti rrugor me pretendimet se nuk janë respektuar kriteret e punimeve të rrugës, nuk është zbatuar norma e cilësisë së punimeve. Drejtoria e Emergjencave Civile merr përsipër që brenda një kohe relativisht të shkurtër pre 4-7 ditësh që rrugën ta bëjë të kalueshme

theth

Edhe prefekti Paulin Radovani, kërkoi që bashkia Shkoder të tregohet më e përgjegjshme.
Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkoder: Përpjekjet tona në bashkëpunim me Emergjencat Civile për të ndërhyrë për të hapur rrugën. Ne nuk jemi për të punuar 365 ditë për të mirëmbajtur rrugët, janë firmat e tjera. Ne kemi detyrë të ndërhyjmë në ato momente kur edhe bora edhe uji janë mbi normat e zakonshme.

Segmenti rrugor nga Boga në Theth është ndër më të rrezikshmit për shkak jo vetëm të lartësisë dhe rrugës tejet të amortizuar, por edhe si pasojë e rënies së orteqeve. Me këtë ndërhyrje të emergjencave civile pritet që rruga të hapet brenda pak ditësh, por sërish kërkon mirëmbajtje, pasi numri i turistë. /OraNews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori