LAJMI I FUNDIT:

Kosova e gatshme t’i pranojë 3 mijë refugjatë sirianë, ata i duan vendet e BE-së

Kosova e gatshme t’i pranojë 3 mijë refugjatë sirianë, ata i duan vendet e BE-së

Kriza e refugjatëve sirianë, ka filluar të kthehet në njërën nga çështjet kryesore me të cilat po përballen vendet e Bashkimit Evropian.

Numri i sirianëve që e kanë lëshuar vendin e tyre ka shkuar me miliona, rreth 3 miliona janë strehuar në Turqi, derisa disa qindra mijëra po ia mësyjnë vendeve të BE-së, për të kërkuar një jetë më të mirë.

Republika e Kosovës, nuk është se synohet prej emigrantëve sirianë, për shkak gjendjes së vështirë socio-ekonomike.


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Petrit Selimi, ka thënë për Telegrafin se institucionet e Kosovës tash e sa muaj e kanë bërë planin operativ për t’i pranuar rreth 3 mijë refugjatë sirianë në Kosovë.

Por, sipas tij, refugjatët sirianë nuk kanë interesim të qëndrojnë në Kosovë, madje as në vendet e rajonit.

“Ata kryesisht dëshirojnë të vendosen nëpër vendet skandinave, në Gjermani, Austri. Ka edhe vende siç është rasti i Polonisë, e cila ka pranuar shumë pak refugjatë”, ka thënë Selimi.

Sipas të dhenve të Qendrës për Azil në Lipjan, gjatë vitit 2015 në Kosovë kanë kërkuar azil 70 persona, ndërsa nga 1 janari i këtij viti e deri më tani, kanë kërkuar azil 15 persona.

Nga kjo qendër kanë sqaruar për Telegrafin se shumica e azilkërkuesve janë nga Siria, ndërsa kanë pasur kërkesa edhe nga nga shtetas të Irakut, Palestinës etj, duke shtuar se shumica prej atyre që kanë kërkuar azil, e kanë lëshuar Kosovën, dhe momentalisht  në Qendër për Azil kërkues  janë 7 sosh.

Derisa, kanë sqaruar se kapaciteti për pranim të azilkërkuesve, në Qendrën për Azilkërkues  është 100 persona.

Ndryshe, në Kosovë, jashtë qendrës për azilkërkues në Lipjan, jetojnë 15 – 16 familje të të ashtuquajturve arnaut të Sirisë – familje shqiptare të cilët janë shpërngulur kryesisht në fillimshekullin e kaluar drejt Damaskut (tokës së Shamit).

Të ardhurat për këto familje sigurohen nga familjarët e tyre(të cilët këto familje nuk i kanë humbur kontaktet edhe pse ishin larg njëri tjetrit) dhe banorët e kryeqytetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori