Deputeti i LDK-së dhe gjeografi, Shpejtim Bulliqi dhe kolegu i tij gjeograf, Florim Isufi kanë listuar ato që ua kanë thënë sot në takim ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, për demarkacionin me Malin e Zi.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Bulliqi ka treguar se çka u kanë thënë në takim këtyre ekspertëve.
Ky është postimi i plotë i Bulliqit:
Problemet e trajtuar në takimin e punës sot me Ekspertët ndërkombëtarë të caktuar nga presidentja Jahjaga lidhur me demarkacionin Kosovë- Mali i Zi
Prezentë: Prof. i asoc. Dr. Florim Isufi & Prof. i asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi
Përshëndetje për ekspertët e ardhur dhe falënderime për punën qe do e bëjnë.
– Kemi ardhur te diskutojmë ne cilësinë e ekspertëve gjeografë nga Departamenti i Gjeografisë.
– Ne kemi qenë kundër metodës dhe metodologjisë se aplikuar nga dy palët në tërheqjen e vijës kufitare mes Kosovës e Malit te Zi
– Puna e jonë është tipike shkencore dhe nuk mbështetet nga asnjë palë e interesit
– Ne konsiderojmë se kufijtë e Republikave dhe Krahinave të ish Jugosllavisë janë vendosur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe si të tillë janë bartur(tërhequr) ne hartat topografike 1:50.000 dhe 1:100.000.
– Hartat topografike 1:50.000, janë të lidhura në albumin e plansheteve për tërë territorin e ish Jugosllavisë.
– Shkalla e besueshmërisë se hartave topografike varet nga hierarkia e besueshmërisë shtetërore si në të gjitha ish shtetet socialiste
– Në ish Jugosllavi ku ka qenë edhe Kosova i autorizuar për përpilim hartave ka qene IGJU(VGI), i vetmi Institut kredibil i kohës dhe me ekspertë më të mirë hartografik dhe përgjegjës për implementimin e politikave shtetërore te Jugosllavisë ne lëmin e Hartografisë.
– Të gjitha Institucionet tjera hartografike për shërbime civile janë bazuar në të dhënat hartografike të IGJU.
– Ne konsiderojmë se demarkacioni i territorit të Kosovës me Malin e Zi duhet te mbështetet ne vendimet politike për delimitacionin midis njësive federale të ish Jugosllavisë dhe ne te dhënat bazike hartografike te IGJU
– Të gjitha institucionet e niveleve më të ulëta hartografike se IGJU është dashur ti azhurnojnë te dhënat e tyre dhe ti përshtatin me te dhënat e IGJU.
– Konsiderojmë që për shkaqe politike dhe etnike një gjë e tillë nuk është bërë mes Kosovës dhe Malit te Zi, kjo edhe për faktin që në disa raste me herët në strukturat udhëheqëse të Pejës dhe më gjerë kanë qenë të nacionalitetit serb apo malazez.
– Gjatë hulumtimit hartografik kemi konstatuar se në një numër të madh të hartave topografike të IGJU dhe Institucioneve tjera ekziston vija kufitare mes Malit te Zi dhe Kosovë e që dallon nga propozimi final i këtyre dy komisioneve
– Hulumtimi i jonë është i bazuar në tërë materialin hartografik të punuar dhe publikuar jashtë territorit të Kosovës si në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Lubjanë, Podgoricë, etj.
– Një pjesë e materialit hartografik është konsultuar dhe siguruar nga NIMA e SHBA, departamenti hartografik i ushtrisë se Britanisë se Madhe, KFOR-i, etj.
– Gjatë hulumtimit nuk kemi gjetur asnjë vendim politike te ndryshimit te kësaj vije kufitare nga viti 1945 deri ne vitin 2000.
– Gjithë ashtu përveç në librat shkencore e akademike nuk kemi hasur në asnjë dokument tjetër ku behet përshkrimi tekstual i vijës kufitare Kosovë -Mali i Zi
– Për ketë arsye kemi konstatuar qe kufiri i tërhequr në hartat topografike dhe hartat tjera nga IGJU është kufiri bazë për demarkacion.
– Metodologjia e përdorur për krahasushmëri hapësinore është softueri GIS
– Ne disponojmë me të gjithë materialin hartografik ne HART dhe SOFT COPY te gjeoreferencuara dhe te vektorizuar ne GIS ne formatin * . tab.
– Ne ju lusim qe ne një takim te radhës ne departamentin e Gjeografisë të analizojmë në mënyrë detale secilën informatë veç e veç bazuar ne metodologjinë hartografike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite