LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arma më e fortë e ISIS-it në Siri dhe Irak

Kjo është arma më e fortë e ISIS-it në Siri dhe Irak

Shteti Islamik fiton shuma të majme të parave në sajë të shitjes së naftës, por fuqia e saj e vërtetë qëndron tek kontrolli i digave më të mëdha në Siri dhe Irak.

Këtë e ka konfirmuar për “Deutsche Ëelle”, Tobias Fon Losov, ekspert nga fondacioni kërkimor i konflikteve me seli në Berlin “Shkenca dhe Politika”, transmeton Telegrafi.

“Xhihadistët i kanë pushtuar digat në Eufrat dhe Tigër, dhe vazhdimisht janë duke i sulmuar edhe shtatë tjera. ISIS i shfrytëzon burimet e ujit si armë. Në njërën anë e ndalin ujin për të shkaktuar thatësira në zona të caktuara, ndërsa në anën tjetër për të përmbytur zona dhe për të përzënë popullatën”, ka deklaruar Fon Solov.


Ai shtoi se të gjitha palët e përfshira në konfliktet në Siri dhe Irak, janë të vetëdijshme se pushteti qëndron tek uji, por është vetëm Shteti Islamik që “sistematikisht dhe vazhdimisht e shfrytëzon ujin si armë”.

Për shembull, në maj të vitit 20154, ISIS ka marrë nën kontroll digën e qytetit Ramadi, duke zvogëluar sasinë e ujit dhe duke i lënë pesë provinca në thatësirë të plotë.

Në Falluxha gjatë vitit të kaluar, xhihadistët fillimisht kishin mbyllur digën duke e ngritur nivelin e ujit në digë, gjë që detyruan ushtrinë irakiane të tërhiqet.

Dhe pasi patën sukses me këtë veprim, ata sërish lëshuan një sasi të madhe të ujit për të përmbytur gjithë zonën, duke detyruar me forcë të shpërngulen afro 60.000 banorë.

Shteti Islamik vazhdimisht ka kërcënuar se do të rrezikojë jetën e gjysmë milioni banorëve, kur xhihadistët gjatë vitit 2014 morën nën kontroll digën më të madhe të Irakut pranë qytetit Mosul.

Në fakt, nga kjo digë varet rreth 50 për qind e Irakut me ujë të pijshëm, duke përfshirë edhe zonat e banuara me kurdë. Ata kanë kërcënuar se do të hedhin në erë digën, me ç’rast do të shkaktonte një valë gjigante që do të rrezikonte jetën e të paktën 500.000 irakianëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Kalo në kategori