Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF '09), u hap të premten mbrëma në sallën e Teatrit Kombëtar me projeksionin e filmit "Muajt e Mjaltit" (2009) të regjisorit serb Goran Paskaljevic, i pranishëm në premierë.
Në takimin me mediat drejtori i festivalit, Ilir Butka pohoi se "është një edicion që mbart shumë risi", duke përmendur kategorinë në konkurrim të filmit të gjatë, për herë të parë.
Deri më 6 dhjetor, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar projektohen rreth 15 filma të gjatë, ndër të cilët "Platos’s Academy" e regjisorit grek Filippos Tsitos, "Devils town" Vladimir Paskaljevìc (Serbi), "Cold Souls" Sophie Barthes (Francë). Në sallën e vogël të teatrit publiku mund të shohë shfaqjen e rreth 100 filmave me metrazh të shkurtër të ndarë në seksionet fiction, dokumentarë dhe të animuar. Kurse autorë shqiptarë të kësaj gjinie të filmit janë afro 30.
Për programin special të festivalit, një nga hartuesit e programit, Genc Përmeti përmendi shfaqjen e tri filmave të regjisorit grek Teos Angjelopulos "Eternity and a day" (1998), "Lanscape in the mist" (1988) dhe "Ulysses’Gaze" (1995). Sipas organizatorëve, regjisori grek ka konfimuar qëndrimin e tij në ditën e fundit të festivalit.
Përmeti tha se do të prezantohet kinemaja kineze e viteve ’70 me filmat "Nga fitorja në fitore" (1952), "Duke kaluar lumin Jance" (1974), "Lindja është e kuqe" (1965).
Të përqendruar në idetë e përgjithshme për festivalin, mënyrës sesi voton publiku, shfaqjes së filmave në një platformë me pagesë, organizatorët lanë në hije vetë programin për publikun, orët dhe datat e ngjarjeve më kryesore të këtij festivali, të ftuarit, jurinë dhe tributin që ky festival i kushton regjisorit shqiptar, Viktor Gjika, i cili u nda nga jeta në mars të këtij viti. Në TIFF shfaqen "Rrugët e bardha" (1974), "Komisari i dritës"(1966), "Debatiku" (1961).
Takimin e mbylli programuesi i filmave ndërkombëtarë, Thomas Logoreci me fjalët "Ky është një festival i tejngopur me filma, i tejngopur me vlera". Por njerëzit të radhë të parë nuk mund të privohen nga e drejta për t’u informuar, paçka se "misteret" e kësaj mungese informacioni edhe për mediat vetë, organizatorët i quajnë "surpriza". /Shekulli/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët
Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit
Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!
Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës