LAJMI I FUNDIT:

Zhjeqi e Karabegu i bashkohen Hajvalisë

Zhjeqi e Karabegu i bashkohen Hajvalisë

Hajvalia i ka bërë edhe ty transferime tjera, duke e quar në pesë numrin e përforcimeve. Skuadra prishtinase të dielën ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur, i cili deri më tani ka luajtur për Trepçën, Arben Zhjeqi dhe Fuad Karabegun, i cili gjatë vjeshtës luajti për Fushë Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre, Sunaj Keçi. “Po, jemi përforcuar me Arben Zhjeqin e Fuad Karabegun. Kështu, na duhen edhe nja katër përforcime për t’u bërë më të fortë për luftën që na pret për mbijetesë. Jam optimist se do ta kalojmë me sukses këtë sfidë”, tha ai.

Para Zhjeqit e Karabegut, Hajvalia i ka angazhuar edhe tre lojtarë tjerë: Jahir Sijarinën, Arbër Pirajn dhe Rexhep Bërbatovcin. /Arena/Telegrafi/