LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon krisja ndër themeluesit e Superligës Evropiane, Barcelona nuk e ratifikon marrëveshjen pa votat e anëtarëve të Asamblesë

Vazhdon krisja ndër themeluesit e Superligës Evropiane, Barcelona nuk e ratifikon marrëveshjen pa votat e anëtarëve të Asamblesë
(Foto: Instagram/fcbarcelona)

Superliga Evropiane është në krizë vetëm 48 orë pas lajmit për formimin e saj, meqë Barcelona nuk do ta ratifikojë atë pa marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e Asamblesë.

Marrëveshja për formimin e një gare elitare ishte konfirmuar të dielën mbrëma, mirëpo raportime të ndryshme thonë se shumë prej klubeve themeluese po tërhiqen.


Krahas Blaugranëve, nga klubet e La Ligas raportohet se edhe Atletico Madridi është duke e rishqyrtuar vendimin.

(Foto: Instagram/fcbarcelona)

Sipas TV3 Catalunya, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka siguruar se nuk do ta ratifikojë aderimin në Superligë pa marrë lejen e Asamblesë së klubit.

Superliga Evropiane: Pse klubet e mëdha duan një garë të re, formati, përpjekjet për ta bllokuar dhe çka më tutje
Lexo po ashtu Superliga Evropiane: Pse klubet e mëdha duan një garë të re, formati, përpjekjet për ta bllokuar dhe çka më tutje

Në anën tjetër The Times, The Telegraph, The Sun e The Athletic, kanë njoftuar se Chelsea dhe Manchester City tashmë kanë vendosur të tërhiqen nga Superliga Evropiane.

Ritheksojmë se 12 klubet themeluese të Superligës Evropiane janë: Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori