LAJMI I FUNDIT:

Superliga Evropiane: Pse klubet e mëdha duan një garë të re, formati, përpjekjet për ta bllokuar dhe çka më tutje

Superliga Evropiane: Pse klubet e mëdha duan një garë të re, formati, përpjekjet për ta bllokuar dhe çka më tutje

Një plan i klubeve më të mëdha botërore të futbollit për të nisur një garë të re, Superligën Evropiane (ESL), ka nxitur reagime të forta.

Klubet e përfshira thonë se ESL do t’i shërbejë futbollit në tërësi, mirëpo kritikët thonë se gjithçka është e iniciuar nga lakmia.


Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Milan, Atletico Madrid, Barcelona, Inter, Juventus dhe Real Madrid – janë 12 klubet që e kanë përqafuar këtë nismë.

Klubet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen (Foto: BBC)

Këto klube duan një garë që do të zhvillohet në mes të javës, ndërkohë që skuadrat do t’i zhvillojnë normalisht ndeshjet në ligat përkatëse shtetërore.

Superliga Evropiane do të përbehej nga 20 ekipe. Nga to, 12 themelueset plus tri që do t’u bashkëngjiteshin (15 sosh) – do të ishin të përhershme dhe kurrë nuk do të rrezikonin rënien. Pse skuadra të tjera do të kualifikoheshin secilin vit.

Liga e re do ta rivalizonte Ligën e Kampionëve, garën më të madhe evropiane për klube deri më tani, transmeton BBC.

Pse po kundërshtohet ky plan

Tifozët, ekspertë të shumtë dhe organizata të ndryshme të futbollit e kanë kritikuar këtë nismë.

Meqenëse 15 ekipe pjesëmarrëse në ESL nuk rrezikojnë kualifikimin apo rënien, kritikët thonë se do të shndërrohej në një dyqan të mbyllur në maje të futbollit.

Nga Liga Premier kanë thënë se “sulmon principet e nja gare të hapur dhe meritat sportive”.

Njëherësh ekziston frika se Superliga Evropiane do t’i tërhiqte publik të madh dhe shikues televizivë nga ligat ekzistuese, si Liga Premier dhe Serie A italiane.

Pse klubet duan një Superligë

Paratë duket se janë forca tërheqëse.

Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar krizë të madhe financiare te klubet, të cilat duhet t’u japin paga të majme futbollistëve në bazë të kontratave të tyre.

Klubet themeluese po joshen nga përfitimi i një pjese të një granti prej 3.5 miliardë eurosh të siguruar nga banka e investuese, JP Morgan.

Sipas ESL, gara e re do të sigurojë rritje të dukshme financiare dhe do të ofrojë mbështetje për futbollin evropian.

Borxhet e klubeve pjesëmarrëse nga qershori 2020 (Foto: BBC) Borxhet janë kalkuluar duke marrë në konsideratë kreditë e tanishme dhe të mëparshme, si dhe duke hequr përfitimet që ua ka pamundësuar pandemia

Si funksionon Superliga

Në bazë të propozimeve, Superliga Evropiane do të fillonte në gusht të secilit vit, me planet për ta nisur sa më herët që është e aplikueshme.

Liga e përbërë nga 20 skuadra do të ndahej në dy grupe me nga 10 ekipe, duke luajtur me njëri-tjetrin si vendas dhe si mysafir.

Tri skuadrat që do të zënë tri vendet e para në grupin përkatës do të kualifikohen në çerekfinale, ndërsa ekipet në pozitat katër dh pesë do të zhvillojnë dy ndeshje barazhi për dy pozita të mbetura.

Faza e mëtutjeshme do të vazhdojë me sistemin e eliminimit direkt me dy ndeshje (ngjashëm si në Ligën e Kampionëve), ndërsa finalja do të zhvillohej në maj në një stadium neutral.

Ceferin akuza edhe kundrejt shefit të Unitedit: Nuk e kemi ditur se kemi gjarpinj afër nesh, tash e dimë
Lexo po ashtu Ceferin akuza edhe kundrejt shefit të Unitedit: Nuk e kemi ditur se kemi gjarpinj afër nesh, tash e dimë

Çfarë është bërë për ta ndalur kompeticionin e ri

UEFA ka shpresuar se plani për formatin e ri të Ligës së Kampionëve me 36 skuadra, do t’i ndalte motivet për formimin e Superligës.

Trupat sportive thonë se do të mbesin të bashkuar në përpjekje për ta ndalur ligën ‘e shkëputjes’ duke shfrytëzuar masat sportive dhe aspektin ligjor nëse është e nevojshme.

Presidenti i UEFA-s i ka paralajmëruar klubet se do t’ua ndalojë pjesëmarrjen në garat tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Alexander Ceferin ka thënë se do t’i ndalojnë edhe lojtarët e këtyre klubeve që t’i përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

Alexander Ceferin (Foto: Twitter/Football Tweet)

Çfarë do të ndodhë tutje

Shumëçka mund të varet se cilat skuadra do të bashkohen.

Bayern Munichu, Borussia Dortmundi dhe Paris Saint-Germaini – klubet kryesore në Gjermani dhe në Francë – nuk ia janë bashkuar ligës së re.

Trupa kryesore e futbollit botëror, FIFA, ka thënë në të kaluarën se nuk do ta njohë një ligë ‘të shkëputur’ evropiane.

FIFA ka shprehur “mosmiratimin” e vet dhe u ka bërë thirrje “të gjitha palëve të përfshira në diskutime të nxehta të angazhohen në një dialog të qetë, konstruktiv dhe të ekuilibruar për të mirën e futbollit”.

Në ndërkohë, Superliga Evropiane është duke u përpjekur që të bllokojë çfarëdo sanksioni që UEFA ose FIFA mund të përpiqen të zbatojnë mbi formimin e ESL.
/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori