LAJMI I FUNDIT:

Ceferin akuza edhe kundrejt shefit të Unitedit: Nuk e kemi ditur se kemi gjarpinj afër nesh, tash e dimë

Ceferin akuza edhe kundrejt shefit të Unitedit: Nuk e kemi ditur se kemi gjarpinj afër nesh, tash e dimë
(Foto: Twitter/Goal/Footbal Tweet)

Krahas kreut të Juventusit, presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, e ka kritikuar edhe shefin ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodward, pas planeve për formimin e Superligës Evropiane.

Një format që është diskutuar qe një kohë, tashmë është duke u menduar të formohet seriozisht, teksa 12 klube evropiane janë shprehur të gatshme për formimin e një gare vetëm nga elita e Kontinentit të Vjetër.


Djajtë e Kuq janë një prej gjashtë klubeve evropiane që janë bërë pjesë e planit dhe së bashku me Juventusin po e udhëheqin realizimin e këtij projekti.

Alexander Ceferin (Foto: Twitter/Football Tweet)

“Sa më përket mua, unë kam parë shumëçka në jetë. Kam qenë avokat krimi për 24 vite, prandaj kam parë njerëz të ndryshëm, mirëpo kurrë nuk kam parë njerëz të këtillë”.

Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli
Lexo po ashtu Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli

“Nëse e nis me Ed Woodward, sepse do të jetë më shkurt, nuk kam pasur shumë kontakt me të, por ai më telefonoi të enjten e shkuar në mbrëmje. Tha se është shumë i kënaqur me reformat, se i mbështet plotësisht reformat dhe e vetmja gjë për të cilën do të dëshironte të flasë janë rregullat financiare (Financial Fair Play). Siç duket, ai veçmë kishte nënshkruar diçka tjetër”, ka deklaruar Ceferin.

Ed Woodward (Foto: Twitter/Goal)

“Siç thashë, kam parë shumë gjëra në jetën time, por kurrë këtë. Padyshim, lakmia është aq e fortë sa të gjitha vlerat njerëzore avullojnë. Gjithçka është zhdukur me disa njerëz. Ne jemi të ndryshëm dhe do të mbesim të ndryshëm. Është gjithmonë gjë e mirë që të mësosh në jetë se kush është kush”.

“E gjithë bota e di tash se ata njëzëri mbështetën reformat tona të premten, kur ata veçmë kishin nënshkruar marrëveshjen (me Supeligën). Të gjithë ata që janë ulur atje: Woodward, Agnelli, (Ivan) Gazidis dhe Pedro Lopes nga Real Madridi. Nuk kam pse të shpjegoj më shumë se çfarë mendoj për ta”

“Mund të kemi qenë naivë duke mos e ditur se kemi gjarpinj afër nesh. Tash e dimë. Së shpejti do të ketë veprime ligjore”, ka shkruar kreu i UEFA-s. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori