LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kryeson tabelën e pikëve të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve, vendet tjera shumë larg Mbretërve

Real Madridi kryeson tabelën e pikëve të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve, vendet tjera shumë larg Mbretërve

Real Madridi është larg skuadra më e mirë që ka konkurruar ndonjëherë në garën elitare të ekipeve evropiane, Ligën e Kampionëve dhe këtë e dëshmon edhe tabela e të gjitha kohërave.

Carlo Ancelotti ka shansin sonte (e shtunë) mbrëma të bëhet trajneri më i madh në historinë e garës evropiane, pasi ka mundësinë të shtojë një titull të katërt të tillë në koleksionin e tij të medaljeve.


Do të ishte gjithashtu titulli i 14-të i Real Madridit, nëse ata do të arrinin të mundin Liverpoolin në Stade de France, dhe do të thotë se do ta fitonin titullin dy herë më shumë se çdo ekip tjetër.

Finalja e Ligës së Kampionëve, Liverpool 0-1 Real Madrid minutë pas minute - vendosi goli i Vinicius
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve, Liverpool 0-1 Real Madrid minutë pas minute - vendosi goli i Vinicius

Megjithatë, edhe pa një fitore kundër skuadrës së Jurgen Klopp, nuk ka dyshim se ata janë skuadra dominuese në historinë e shquar të Ligës së Kampionëve.

Një tabelë e të gjitha skuadrave që kanë konkurruar, që jep tre pikë për një fitore, edhe në ndeshjet me eliminim direkt, dhe një për barazim, dëshmon se sa më mirë janë Real Madridi kur bëhet fjalë për futbollin kontinental.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, Los Blancos kanë plot 901 pikë nga 461 ndeshjet e tyre, dhe skuadra më e afërt me ta është plot 179 pikë prapa.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munichu me 722 pikë, ndërsa pozitën e tretë e zë Barcelona me 639 pikë.

Top 20 ekipet me më shumë pikë në histori të Ligës së Kampionëve

Në vendet pasuese renditen Manchester Unitedi, Juventusi, Milani, Liverpooli, Porto, Benfica dhe Ajaxi i dhjeti.

Në ‘top 20’ ka edhe klube tjera të mëdha si Chelsea, Arsenali, Interi, Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori