LAJMI I FUNDIT:

Ky është orari i edicionit të ri në grupet e Ligës së Kampionëve, zbulohet data se kur do të jenë përballë Ronaldo dhe Messi

Ky është orari i edicionit të ri në grupet e Ligës së Kampionëve, zbulohet data se kur do të jenë përballë Ronaldo dhe Messi

Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve pritet të jetë i zjarrtë, pasi tanimë janë mësuar edhe tetë grupet në të cilën ndodhen 32 skuadrat.

Do të jetë një garë interesante, pasi shorti deshi që në të njëjtin grup të jenë dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me skuadrat e tyre Barcelonën dhe Juventusin.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë ka publikuar edhe datat e ndeshjeve të fazës së grupeve.

Kësisoj edicioni i ri në Ligën e Kampionëve do të fillojë më 20 tetor, ku ndeshjet e para do të luhen ato të grupeve E,F, G dhe H.

Ndërkohë një ditë më vonë, më 21 tetor në fushë do të zbresin ekipet nga grupet A,B,C dhe D.

Ndeshja më derbi në xhiron e parë më 20 tetor do të zhvillohet në Parc de Princes, ku Paris Saint Germain luan ndaj Manchester Unitedit.

Ndërkohë të mërkurën e 21 tetorit kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena, ku kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich pret Atletico Madridin.

Por tanimë tifozët e futbollit kanë mësuar edhe datën se kur do të jenë përballë njëri tjetrit dy futbollistët më të mëdhenj që njeh historia e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Të mërkurën e 28 tetorit, Juventusi do të jetë nikoqir i Barcelonës, teksa e gjithë vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë tek dyshja Ronaldo – Messi.

Takimi i dytë i këtyre dy gjigantëve do të jetë në xhiron e fundit të Grupit H, ku më 8 dhjetor Barça pret Juventusin në Camp Nou.

Gjithsesi shorti ka rezervuar shumë përballje interesante në kuadër të grupeve, ndërsa ky edicion pritet të jetë i zjarrtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori