LAJMI I FUNDIT:

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Standardet janë të larta në Real Madrid dhe ata që punësohen aty janë padyshim disa nga më të talentuarit në fushën e tyre. Megjithatë, përveç privilegjit vijnë edhe disa nga punët më të vështira në futboll. Muajt e ardhshëm në departamentin e skautizmit të Real Madridit do të përcaktohen pikërisht nga kjo.  

Sipas Relevo, departamenti i skautizmit të Real Madrid ka një qëllim në mendje për muajt e ardhshëm – gjetjen e zëvendësuesit për Luka Modric.  

Ndërsa ata janë të vetëdijshëm se këdo që ata sjellin nuk ka gjasa të ketë ndikimin ose karrierën që ka pasur Modric në “Santiago Bernabeu”, ekziston një marrëveshje që ata kanë nevojë për një profil të llojit të tij brenda skuadrës së tyre. 


39-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit, por dëshiron të qëndrojë për një vit tjetër dhe të udhëtojë në Kupën e Botës 2026 me Kroacinë si lojtar i Real Madridit.  

Kjo nuk do të thotë se vendimi i Real Madridit është marrë për të, por ata janë të prirur të kenë një plan në vend dhe po përgatiten “për jetën” pa veteranin kroat.  

Vendimi përfundimtar do të merret pas diskutimeve mes të dyve palëve në maj. 

Modric vazhdon të tregojë vlerën e tij nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke luajtur 2,087 minuta këtë sezon në 44 ndeshje.  

Ai ka shënuar katër herë dhe ka asistuar shtatë gola, duke përfshirë barazimin vendimtar kundër Valencias në janar.  

Është aftësia e tij për të menduar shpejt në mes të fushës, për të vendosur ritmin e duhur dhe për ta kombinuar me shpirt luftarak, gjw  që po kërkojnë në treg drejtuesit e klubit. Kishte një shpresë se Arda Guler mund të bëhej ai lojtar, por ai tani është caktuar për një rol më sulmues. 

Më parë është raportuar se ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, në një rol pak më të thellë shihet si një zëvendësues i mundshëm për Modric, ndërsa Real Madridi ka qenë i lidhur edhe me mesfushorët të tjerë.  

Objektivi i Arsenalit, Martin Zubimendi gjithashtu ka qenë i lidhur me Los Blancos në muajt e fundit, megjithëse ai në dukje do të kishte një rol më të ngjashëm me Toni Kroos sesa Modric. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Kalo në kategori