LAJMI I FUNDIT:

“Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit” – Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

“Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit” – Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Telashe në Werder Bremen. Klubi gjerman së fundmi njoftoi se do të ketë nderime për Diego Ribas, një nga futbollistët më të dashur për tifozët dhe klubit, por ka larguar nga kjo ndeshje, dy legjenda tjera.  

Braziliani la gjurmë në ekip që fitoi në Bundesligë (2006) dhe Kupën e Gjermanisë (2009) brenda tre sezoneve.  

Gjatë kohës së tij atje, ai luajti me Mesut Ozilin, një futbollist që nuk është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e klubit nga Bremeni. 


Aq sa vetë skuadra ka vendosur të mos e përfshijë në këtë festë të ish-lojtarit të Real Madridit.   Duket një lëvizje befasuese, pasi Ozil u bë i njohur në Werder Bremen dhe ishte bashkëlojtari i Diegos.  

Sipas gazetës BILD, arsyeja i atribuohet çështjeve politike . Një zëdhënës i skuadrës gjermane ka dhënë arsyen e përjashtimit të tij.  

“Ne kemi rënë dakord me Diegon që të mos e ftojmë Mesutin për shkak të veprimeve të tij të fundit, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e klubit”.  

Këto “veprime” që zëdhënësi i Werder Bremen i referohet afërsisë së Özil me “Ujqërit Gri”, një organizatë turke e ekstremit të djathtë dhe faktit që vetë futbollisti ka një tatuazh në trupin e tij.  

Këto deklarata me siguri kanë arritur në vesh të Ozil dhe ai mund të përgjigjet në ditët në vijim. 

Një tjetër emër që mungon është Tim Wiese. Portieri mbrojti për Werder Bremenin për shtatë sezone, nga 2005 deri në 2012. Marrëdhënia mes klubit dhe lojtarit është më shumë se e tensionuar. Klubi e konsideron Wiese si “persona non grata” në stadium, si klubi ashtu edhe tifozët, nuk duan të kenë asnjë lloj marrëdhënieje me ish-portierin. 

Wiese e pranoi publikisht lidhjen e tij me të djathtën ekstreme, duke u shoqëruar me figura të këtij ekstremi në Gjermani.  

Werder Bremen u distancua menjëherë nga çdo lidhje me Wiese. Tifozët që ishin në sektor kritikuan doktrinën e ish-portierit me një pankartë gjatë një ndeshjeje ku shkruhej: ” Kushdo që shoqërohet me nazistët nuk ka vend në Weserstadion”.  

Të dyja palët shkuan në gjykatë dhe klubi gjerman e ndaloi Wiesen nga stadiumi për një përleshje me një roje sigurie në vitin 2021. Ky ndalim përfundoi në vitin 2023. Ish-portieri dha mendimin e tij për vendimin e Ëerder Bremen për ta përjashtuar atë nga homazhi që do t’i bëhet Diegos.  

” E kisha të qartë se nuk do të më ftonin . I uroj Diegos më të mirën, por për sa kohë që të njëjtët drejtues mbeten në klub, unë nuk do të kthehem”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori