Procesi i zgjedhjes së një shampoje dhe zbutësi/balsami të ri është zakonisht një blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Megjithatë, kur flokët tanë yndyrosen shpejt ose janë më të thatë se zakonisht, atëherë fillojmë të mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona
Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur mund të duket sfidë më vete, pasi nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh se cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh. Një përbërës, megjithatë, që zakonisht duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet.
Sulfatet, siç shpjegon eksperti Riley Finn, janë përbërës pastrues që gjenden shpesh në shampo dhe që, megjithëse jo domosdoshmërisht të këqija, mund të shkaktojnë probleme. Në veçanti, sulfatet e zakonshme, të tilla si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues të fortë që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.
Edhe pse sulfatet ofrojnë një pastrim të thellë, ato në fund të fundit mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
Për shembull, përdorimi i tyre mund të shkaktojë njollë në flokët e lyer dhe lë skalpin e kokës të dehidratuar. Për më tepër, sulfatet mund të pengojnë rritjen e shëndetshme të flokëve, pasi thatësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë.
Megjithëse gjetja e një shampoje që nuk do t’i zhvesh flokët tanë nga vajrat e tyre natyralë është e rëndësishme, është po aq e rëndësishme që produkti të sigurojë pastrim adekuat dhe të eliminojë papastërtitë dhe djersën nga skalpi.
Finn pranon se gjetja e ekuilibrit të duhur për këtë çështje mund të jetë e vështirë për konsumatorin mesatar.
Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme të flokëve. Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar në mënyrë që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi ynë është në gjendje të mirë, ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.
Ndaj, në blerjen e radhës sigurohuni të bëni kërkimin e duhur mbi problematikën që keni dhe merrni kohën tuaj për të lexuar me shumë kujdes përbërësit e produktit, ku mos harroni të evitoni produktet me sulfat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përkryer për ftohjen sezonale: Truku me avull në banjë do të forcojë sistemin tuaj imunitar

Ftohja dhe infeksioni i sinusit mund të dallohen nga ngjyra e sekrecioneve të hundës

“Mundimet e ëmbla” të Ramazanit: Këto dhjetë këshilla do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk