LAJMI I FUNDIT:

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar se po dëmton qëllimisht ish-liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përmes veprimeve të saj.

Ai ka theksuar se për Gjykatën Speciale në Hagë ka zgjidhje, por sipas tij, nuk ka shtet e pushtet për këtë.

“Nuk kemi as shtet, as pushtet. Kur kryeministri në parlament u thotë ambasadorëve të huaj ‘ja ku janë kriminelët, sillni ata’, çfarë mund të presësh më shumë? Kur ministrja e Jashtme dërgon akuza në Hagë dhe ministri i Financave thotë se liria do të kishte kushtuar më lirë me mercenarë sesa me gjakun e…,” ka deklaruar Tara në Debat Plus.


Ai ka shtuar se shteti duhet të veprojë për të mbrojtur ata që kontribuuan në luftë, por sipas tij, qeveria aktuale nuk ka as vullnet dhe as qëllim për ta bërë këtë.

Ndërsa, analisti Ismail Tasholli ka kritikuar proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke i cilësuar si një “kasaphanë juridike” dhe një përpjekje për të rishkruar historinë e UÇK-së.

“[Në Hagë] po ndodh një deformim i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm. Ne jemi komplet të pafuqishëm, mënyra si është bërë ajo gjykatë gati na i ka bërë të pamundshme hapësirat juridike dhe të ankesave, sepse atje është vetëm një uniform nuk ka lidhje a është gjyqtar apo prokuror, avokat i popullit. Aty brenda është një mekanizëm që po provon ta rishkruajë historinë edhe ta rindërtoj narrativen për UÇK-në në kuptimin e barazimit dhe të balancit si tendencë ose si premise e korrektësisë politike çfarë atyre iu konvenon”, ka deklaruar Tasholli.

Sipas Tashollit, ky proces përbën një “gjenocid juridik” dhe duhet ndalur.

“A ka mënyra përpos organizimit qytetarë që ne do ta ndalonim këtë kasaphane juridike sepse kjo çfarë po ndodhë atje është gjenocid juridik”, ka deklaruar Tasholli. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori