LAJMI I FUNDIT:

MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme

MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka reaguar në lidhje me akuzat nga BDI dhe LSDM, të cilat thonë se ministrit Izet Mexhiti i janë marrë kompetencat. Nga MMJPH akuzat e LSDM-së dhe BDI-së i quajnë spekulime dhe pretendime të rrejshme.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me pretendimet dhe spekulimet në media që ka të bëjë me vendimin e Inspektoratit Administrativ, dëshiron që të informojë publikun për pikat kryesore të mëposhtme: Së pari, paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyrë dhe atë arkivore të shërbimeve në Ministri nuk përbëjnë skandal. Mbikëqyrja e rregullt inspektuese nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë ekskluzivisht me aspektet teknike të punës arkivore dhe në zyrë. Në asnjë moment nuk u konstatua ndonjë keqpërdorim i pozitës zyrtare apo sjellje të tjera të paligjshme”.

“Së dyti, bëhet fjalë për mbikëqyrje të rregullt dhe të vazhdueshme inspektuese. Inspektorati Administrativ ka vepruar sipas programit të rregullt të punës dhe nuk bëhet fjalë për veprim sipas ndonjë njoftimi apo konstatimi të një gabimi në procedurë”.


“Së treti, vërejtjet e inspektoratit i referohen një praktike të futur në vitin 2017. Mënyra e punës në zyrë dhe asaj arkivore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor është krijuar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë është zbatuar e pandryshuar nga të gjithë ministrat që kanë udhëhequr ministrinë – si nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Këtë mënyrë të punës e kanë ndjekur edhe ministrat Nurhan Izairi, Bashkim Ameti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe Kaja Shukova. Kjo do të thotë se çdo vëzhgim i bërë nga inspektorati nuk ka të bëjë me punën e menaxhmentit aktual, por me një proces të vazhdueshëm administrativ të trashëguar nga vitet e mëparshme”.

“Së katërti, Ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe i fton të gjitha mediat që të inspektojnë dokumentacionin. Për transparencë të plotë dhe informim të saktë të publikut, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i fton të gjitha mediat e interesuara të vijnë në ambientet e Ministrisë, ku do t’iu prezantohen të gjitha materialet arkivore që lidhen me këtë procedurë. Nuk ka asgjë për të fshehur – puna e Ministrisë është e hapur për shqyrtim publik”, thonë nga MMJPH.

Në fund shtojnë se ministria mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për punë ligjore dhe profesionale në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori